“Dryni” dhe “çelësi” i decentralizimit të Bashkisë Tiranë

Problemet e ndryshme politike që Rama ka krijuar si kryetar i Partisë Socialiste, i ka bërë banorët e kryeqytetit të harrojnë detyrën që ai ka si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këtu një përgjegjësi të caktuar ka edhe media, e cila është fokusuar tërësisht tek Rama si kryesocialist dhe jo edhe tek Rama si kryebashkiak. Qytetarët e Tiranës kanë patur mjaft probleme të pazgjidhura edhe në kohën kur Edi Rama kishte vetëm një “kungull” nën sqetullë dhe jo tani që ka dy të tillë. Por ka disa muaj me radhë që menaxhimi i jetës ekzekutive të kryeqytetasve i është lënë një grupi zyrtarësh të ulët në Bashkinë Tiranë, të cilët punojnë si robot, në përputhje me urdhërat dhe vendimet e para një viti e më shumë. Në krjimin e një situate të tillë aspak të denjë për jetën publike të një kryeqyteti të shekullit të XXI, përveç mungesës së “kokës drejtuese” dhe “politizimit” socialist të administratës bashkiake, jo pak ka ndikuar edhe supercentralizimi, deri diku antikushtetues i Bashkisë Tiranë, si pasojë e përqëndrimit të të gjithë kompetencave në një dorë të vetme, duke lënë pa asnjë kompetencë të 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit. Ndërsa është zbatuar Kushtetuta, duke zgjedhur kryetarin dhe këshillin bashkiak të njësisë bashkiake me votim nga populli, në kundërshtim të hapur me Ligjin Themeltar të Shtetit dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Lokale, të 11 Njësive Bashkiake nuk u është dhënë deri më sot me ligj asnjë kompetencë që u takon sipas këtyre akteve ligjore, duke i lënë thjeshtë në zyra të shpërndarjes së çertifikatave dhe ndihmave financiare(!?) Ky lloj përqëndrimi kompetencash e ka shtyrë Ramën drejt vendimeve abuzive e korruptive për zhvillimin e qëndrës së kryeqytetit, ku dhe interesi në zhvillimin e pronës këtu është shumë herë më i madh se sa në periferi. Administrimi i territorit nga Bashkia e kryeqytetit është e përqëndruar vetëm në qëndër ose rrotull qëndrës, në bulevard dhe në zonat përqark tij, duke lënë jashtë vëmëndjes pjesën tjetër të kryeqytetit. Kjo vërtetohet me faktin e thjeshtë të shpenzimit të fondeve publike kryesisht në këto zona, duke braktisur totalisht pjesën më të madhe të territorit të qytetit të Tiranës. Superpërqëndrimi nuk është thjeshtë në komptenca teorike, por në veprimtrainë praktike, kryesisht në fushën e urbanistikës dhe dhënies së lejeve të ndërtimit, të cilat janë provuar nga të gjithë “të pëpërkrahurit” dhe në shumë forma se, deri më sot, kanë qënë monopol absolut i kryetarit të Bashkisë. Për pasojë edhe korrupsioni apo sabotimi i ekonomisë individuale të banorëve të kryeqytetit rregjistron, sipas shtypit, një shifër prej më shumë se 2 miliardë euro në këto 9 vjet, për shkak të mosbërjes së planit rregullues të Tiranës, që ka shkaktuar monopolizimin absolut të lejeve të ndërtimit, të tregut të ndërtimeve dhe të shitjes së banesave, duke u kontrolluar gjithëçka nga një qëndër e vetme dhe nga një klan i vetëm, në krye të të cilit është Edi Rama.
Në kuadrin e zbatimit absolut të ligjeve shqiptare, të standarteve qeverisëse të Bashkimit Europian, të Kartës të Autonomisë së Pushtetit Vendor; për të çbllokuar sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve publike të kryeqytetit, si dhe për të rritur derdhjet e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit dhe atë të Bashkisë Tiranë është e domosdoshme që në mënyrë urgjente të bëhen ndryshimet ligjore për funkisionimin e pushtetit lokal të kryeqytetit duke i shndërruar të 11 njësitë bashkiake në bashki të pavaruara, të cilat të kenë të gjitha kompetencat, që ka aktualisht Bashkia Tiranë lidhur me administrimin e plotë të territorit, vjeljen dhe administrimin e taksave nga subjektet që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të tyre; të kenë buxhet më vete, të shpenzojnë vetë fondet publike, të kenë drejtori urbanistike dhe kryeurbanist. Bashkisë qëndrore t’i jepen vetëm kompetenca për qëndrën e kryeqytetit dhe kompetenca për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë të 11 bashkive në fushën financiare dhe të ushtrimit të funksioneve. Një miku im, hulumtues i këtyred çështjeve më thotë se, modeli është i lehtë për t’u gjetur, duke kopjuar në kuptimin e mirë të fjalës, standartin europian të bashkive të Romës, Athinës, Berlinit, Londrës, etj. Le të marrim konkretisht fqinjen tonë Greqinë, -thotë ai, -ku Bashkia e Athinës me 6 milion banorë funksionon në këtë mënyrë. Ajo ka një bashki qëndrore dhe 39 bashki të tjera me 150 mijë banorë, ku secila ka të gjitha kompetencat e trajtuara më sipër. Tek në është paradoks fakti që ndërsa kemi bashki edhe për qytete apo qyteza me popullsi nga 10 -50 mijë banorë, të cilat si njësi të pushtetit vendor i kanë të gjitha kompetencat, të 11 njësitë bashkiake të Tiranës, të cilat kanë një territor më të madh, një popullsi mbi 50 mijë banorë, ku ushtrohet aktivitet më i madh e më intensiv biznesi, trajtohen dhe ushtrojnë aktivitetin sikur të ishin zyra shërbimi të Bashkisë Tiranë. Ky ndryshim nuk mund të ndodhi me dëshirën e Ramës, aq më tepër që tani detyrën e kryebashkiakut ai e ushtron part-time, ndaj është e domosdoshme që Ministria e Brendshme të hartojë projektligjin për kthimin e 11 Njesive Bashkiake në 11 Bashki të Tiranës, si dhe të përcaktojë me projekt-ligj të studjuar; strukturën dhe kompetencat për bashkinë qëndrore të kryeqytetit dhe të 11 bashkive të tjera që sot janë njësi bashkiake pa kompetenca dhe pa punë konkrete. Për të kaluar ligjin nuk është se nevojitet një shumicë e cilesuar votash në Parlament, pasi kjo mund të realizohet edhe me shumicë të thjeshtë parlamentare që mazhoranca aktuale e ka në çdo kohë. Kjo ndryshim duhet bërë edhe për faktin e thjeshtë se pas miratimit të Ligjit të ri të Urbanistikës dhe pas hyrjes së tij në fuqi në datën 01.09.2010, do të jetë praktikisht e pamundur që një institucion i vetëm siç është Bashkia e Tiranës ta zbatojë atë sipas afateve ligjore të parashikuara. Ky rregullim ligjor duhet bërë gjithashtu edhe për t’u paraprirë me një infrastrukturë të re ligjore dhe organizative zgjedhjeve të ardhshme lokale.
...