Ndikimet e zgjedhjeve greke tek Politika e BE-s në Ballkan

Qasja ndaj vendeve fqinje dhe përgjithësisht politika e jashtme greke ishin disa nga çështjet kryesore që u vënë në shënjestër dhe u servuan votuesve grek edhe pse zgjedhjet të cilat i fituan socialistët e G. Papandreut ishin të parakohshme thjeshtë për shkak të gjendjes aspak të mirë ekonomike që ka kapluar tash sa kohë Greqinë. Qasja e dy kandidatëve kryesor lidhur me politikat e jashtme greke, edhe pse kishte përpjekjen për të krijuar përshtypjen tek votuesit se janë të dallueshme ata që të dy pra edhe humbësi Karamanlis edhe fituesi papandreu për shumë çka në këtë fushë kishin qasje dhe oferta të ngjajshme e shpeshë herë të njëjta. Dallimet nuk ishin të theksuara as edhe kur u bë fjalë për qasjet ndaj Uashingtonit dhe Moskës. Ajo që mund të kuptohet qartë me rastin e këtyre zgjedhjeve, ishte se politika greke përgjithësisht, këto dy parti kryesore me liderët e tyre e shohin vetën si faktorë krucialë në Ballkan të cilët vendosin se kë, kur dhe si do ta përkrahin (a nuk do ta përkrahin) në rrugëtimin jo të kollajshëm të fqinjëve për në BE dhe NATO.
Sipas asaj që u dëgjua nga të dy liderët kryesor, nëse pyetet cilido nga ata, duket se Maqedonia në rrugëtimin e saj drejt BE dhe NATO-s nuk i ka punët mirë. Ajo thjesht duhet ta ndërrojë emrin dhe atë detyrimisht t’ia përshtatë shijes politike greke ose duhet ta ndroj krejt destinacionin, përndryshe grekët nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe. Punët nuk qëndrojnë mirë as edhe për Turqinë. Pavarësisht nga ajo sa e fortë mund të jetë Turqia ekonomikisht e ushtarakisht, sa e madhe mund të jetë rëndësia e saj gjeostrategjike posaçërisht për forcat evroatlantike dhe sa e rëndësishme mund të jetë për Evropën vija e importimit të gasit “Nabokov” që përshkon Turqinë, grekët duket se sikundër edhe deri më tani mund dhe do të prishin punë në Bruksel duke vënë kushte dhe duke monitoruar me kujdes të shtuar se a po i përmbushTurqia parametrat për tu bërë anëtare e BE.
Sikundër e dimë kjo qasje e grekëve në Ballkna nuk mbaron me kaq. Ajo deri më tani ka edhe dy qasje të cilat janë të njohura dhe të deklaruara kaherë dhe që të dyja thjeshtë nuk janë politika të BE, apo thënë ndryshe nuk janë politika të shumicës së shteteve të BE. Grekët dhe themi grekët, sepse ata përbëjnë dy vota të barabarta e të plota në BE, njëra e Greqisë dhe tjetra e Qipros, janë shprehimisht dhe pa ekuivoke kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe qasje tjetër është qasja ndaj Serbisë. Pavarësisht se si mund të sillet Serbia ndaj fqinjëve të saj, sidomos duke shkaktuar probleme ndaj Bosnës dhe Kosovës, pavarëisht se ajo bënë politikë jo evropiane kur vije në shprehje kontrata me “Gaspromin” rus, dhe pavarësisht se ajo nuk dorëzon kriminelin Ratko Mlladiq, Greqia asnjëherë nuk e kritikon Serbinë, përkundrazi lobom gjithkund ku mundet e posacërisht në Bruksel, për ta mbrojtur dhe ndihmuar Serbinë në çdo gjë e posaçërisht në rrugëtimin e saj drejt Evropës. Nga ajo se çfarë thanë dhe si e thanë përgjatë fushatës së fundit zgjedhore në Greqi duket se as në këtë aspekt nuk do të ketë ndryshime. Thjeshtë Serbia do të përkrahet me të madhe, ndërkaq po aq fortë do të kundërshtohet njohja e pavarësisë së Kosovës.
Është edhe një tjetër qasje e Greqisë gjithsesi indikative, që ka të bëjë gjithashtu me shtetet fqinje, konkretisht me Shqipërinë. Kryeministri tashmë i larguar Karamanlis, me rahagjoks por edhe duke u mbrojtur nga akuza e Papandreut i cili tha se Greqia po e humb reputacionin që dikur nën PASOK e gëzonte, konstatoj se Greqia është faktor i rëndësishëm jo vetëm në Ballkan dhe se fal ndihmës së saj miqësore dy shtetet Kroacia dhe Shqipëria po rrugëtojnë më shpejt drejtë Evropës. Ndërkohë që Papandreu nuk e kundërshtonte këtë në parim, por konstatonte se Greqia mund dhe duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim duke e rritur rëndësinë e saj në rajon. E vërteta është se Greqia ka kohë që nuk ka ndonjë problem të theksuar me Shqipërinë, apo thënë ndryshe këto probleme nuk kanë marrë përmasa të asaj natyre çfarë janë ato me Maqedoninë dhe me Turqinë. Edhe pse problemi i çamëve është gjithsesi i madhe dhe jo kollaj i zgjidhshëm, ai aktualisht nuk është ngritur në ndonjë mollë sheri ndërmjet këtyre dy shtetetve. Duket çështja qame po pashitet si problem trazues, sepse thjeshtë nuk është Greqia ajo që i duhet, apo ajo që do ta ngrit në çështje këtë problem. Raportet e tilla që grekët i kualifikojnë si shumë të mira me Shqipërinë ku ata konsiderojnë se ndihmojnë shumë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejtë Evropës, rrjedhimisht nxjerrin një pyetje, pse grekët (Greqia dhe Qipro) në të njëjtën kohë janë aq të ashpër kundër pavarësisë së Kosovës? Nëse ekziston ky raport i mirë me Shqipërinë, pse kjo e dyta nuk mund të ndikoj aspak tek grekët për ta zbutur këtë qëndrim, apo edhe për të hequr dorë nga ai, duke e ndryshuar në të mirë të pavarësisë së Kosovës. Kalkuluar gjithanshëm duket se çështja çame dhe çështja e pavarësisë së Kosovës, nuk janë në listën e raporteve të këtyre dy shteteve, sepse Greqia me kryelartësi ballkanike, konsideron se ndihmon shumë Shqipërinë, duke lënë të nënkuptohet se ajo po deshti edhe mund ta bëjë të kundërtën. Zor të besohet se do të ndryshoj diçka në këtë drejtim me ardhjen e socialistit Papandreu. Por nëse politika greke në Ballkan kuptohet drejt, e kjo do të thotë se ajo nuk është në vijë të drejtë me konceptet evroatlantike, atëherë trysnin përmbajtësore ndaj saj duhet ta bëjë vetë Presidenti amerikan Obama, në takimin që Papandreu e paralajmëroi, në ditën kur rezultatet e shpallën atë fitues.
...