E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Ritmet e rritjes ekonomike janë ngadalësuar

Sipas specialistëve të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit, rritja ekonomike ka qenë 1 % kundrejt 1.6 % që ka qenë në tremujorin e pare. Instituti i Statistikave konstaton ecuri positive në sektorët e telekomunikacionit, ndërtimit, shërbimeve e bujqësisë. 

TIRANE- Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, ritmet e rritjes ekonomike janë ngadalësuar. Sipas specialistëve të Institutit të Statistikave, për këtë periudhë rritja ekonomike tremujore ka qenë 1 për qind kundrejt 1.6 për qind që ka qenë ky tregues në tremujorin e parë të këtij viti.
Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, INSTAT-i konstaton një rritje të ekonomisë në masën 5.3 për qind. Instituti i Statistikave konstaton një ecuri positive në sektorët e post-telekomunikacionit, shërbimeve, ndërtimit dhe bujqësisë. Ndërkohë që industria dhe tregtia kanë shënuar rënie gjatë tremujorit të dytë të këtij viti respektivisht me 6.3 për qind dhe 3.2 për qind.
(e.n/news24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›