Restaurimi i enverizmit në lidershipin socialist, kërcënim për demokracinë
Me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS, pas dorëheqjes së Fatos Nanos në vitin 2005 - si rezultat i humbjes në zgjedhjet parlamentare - njëkohësisht në këtë parti është instaluar një handikap i madh që gjithnjë e më tepër po e largon këtë formacion nga vizioni i të ardhmes së saj socialiste të modelit europian. Duke injoruar edhe thirrjet e ndërkombëtarëve që monitoruan zgjedhjet e 28 Qeshorit, Edi Rama po tregon se është pasues i denjë i enverizmit. Keto kongrese te kujtojne thirrjet e Ramiz Alise “Për kongreset e vazhdimësisë enveriste”. Mënyra tinzare se si Edi Rama për një natë të mistershme arriti “t’u kthejë mendjen” kongresmenëve-delegatë në atë kongres, që ta zgjidhnin në krye të partisë, tregoj se shumë para u derdhën lumë, para të aferave korruptive dhe të mafies së instaluar të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Katër vjet në opozitë, Edi Rama ka qenë shembulli më i keq i opozites destruktive. Në të gjitha pikëpamjet, në Parlament e kudo gjetkë, PS u është kundërvënë iniciativave të mazhorancës qeverisëse në reformat, me qëllim për të penguar Shqipërinë në rrugën e vështirë të demokracisë. Ashtu si me megafonin para komisionit parlamentar ku Edvini u bë “gazi i botës”, shpiku boritë e bilbilat në Parlamentin e Shqipërisë. Shumë seanca parlamentare u bllokuan, duke vonuar në të njejtën kohë zbatimin e reformave dhe hyrjen e Shqipërisë në BE. Edi Rama arriti të pengojë zbatimin e “ligjit të lustracionit” - hapjen e dosjeve të ish-sigurimit komunist dhe dënimin e krimeve të komunizmit – meqë nisma u aprovua vetëm me votat e mazhorancës së djathtë, çka solli nëpërkëmbjen e rekomandimeve te KE-së. Duke e përdorur Gjykatën Kushtetuese si instrument - ku ishin instaluar elementët me të kaluar kriminale në shërbim të ish regjimit komunist - ai arriti të unifikojë qëllimin e vet me atë të anëtarëve të kësaj gjykate. Opinioni shqiptar pa në dritën e diellit se në organet e drejtësisë, për fatkeqësinë e popullit shqiptar dhe të demokracisë, e bëjnë “drejtësinë” ish-kriminelët e diktaturës komuniste, sot në shërbim të partisë së tyre (ish-komuniste). Në këtë kontekst, Edi Rama afirmoi publikisht se Partia Socialiste nuk kishte ndryshuar asgjë nga e kaluara e vet enveriste dhe po mbahej me thonj e me dhëmbë tek mentaliteti komunist. Duke penguar hapjen e dosjeve të ish-sigurimit komunist, Edi Rama po përpiqej pa sukses të fshihte të kaluarën kriminale të kësaj partie kundër popullit shqiptar dhe të fshihte edhe të kaluarën në shërbim të “armës syshqiponjë të Sigurimit të shtetit”. Katër vjet në opozitë, njeriu i lidhur me të kaluarën e ish-regjimit komunist, u përkujdes që t’i mbyste zërat kundër në përpjekjet e tyre për reformimin e PS nga një parti ish-komuniste me të kaluar kriminale, në një parti me vizion perëndimor. Në këtë pikëpamje, ai gërmoi dhe mblodhi ku ishin e ku nuk ishin karrocat e vjetra enveriste, por në të njejtën kohë duke parë se ato tashmë ishin mplakur, shpejtoi që në zgjedhjet e 28 Qeshorit të kandidonte për në Kuvendin e Shqipërisë plejadën e pinjollëve më të thekur të nomenklaturës së lartë komuniste-enveriste. Nuk është për t’u çuditur se si me katapultë - jo për meritat e tyre në PS, por për genin e baballarëve të tyre, në shërbim të sigurimit të shtetit komunist - u zgjodhën si njerëzit “më besnikë” në politikën e re. Sot lidershipi i PS ka një pamje të tillë që të kujton mbiemrat e hierarkisë së lartë kumuniste dhe të ish-sigurimsave të E. Hoxhës, duke filluar me korifejtë e vjetër: Ruçin, Doklen e Gjonin, por edhe me Bushatin, Seserin, Hysin, Minxhozin, Klosin, Shamkun, Tahirin, Beqajn, Baren, Shalësin, Kodhelin etj. Formacioni që ka grumbulluar rreth vetes Edi Rama, është një formacion që koha e ka shpartalluar. Eshte besnikëria ndaj padronit të tyre, besnikeria ndaj një skizofreni cinik që e ka uzurpuar të majtën ish komuniste.
Partia Socialiste, një parti politike që është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste, e kishte mjaft të vështirë të shkëputej nga e kaluara e vet enveriste. Në lidershipin e saj, qysh në qeshor të 1991-it, kur kjo parti ndryshoi vetëm emrin, zunë vend figura të tilla marksiste-leninistësh të përbetuara për komunizmin, që mbanin në kurriz një mal me krime kundër popullit. Qeveria e re demokratike e dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992, bëri shumë përpjekje në rrugën e reformave demokratike, për ta transformuar vendin - nga një vend ku kishte sunduar diktatura më e egër komuniste barbare në Europën lindore, në një vend të perspektivës demokratike. Inicimi i reformave demokratike u kundërshtua, bile u sabotua, nga e majta ish-komuniste, në Parlament e kudo në administratën shtetërore, të tejmbushur me ish-sigurimsat e diktaturës komuniste. Me këtë rast më duket vendi të theksoj fjalën e deputetes holandeze në Parlamentin Europian, Els de Groen: “Shumë shpejt pas rënies së komunizmit në këto vende elitat e vjetra u rikthyen. Ato infiltruan në organizatat e reja joqeveritare dhe në institucione, duke fituar mbi demokratët, njerëz pa eksperience dhe shumë shpesh pa mjete e mundësi për influencë. Ajo që më duket veçanërisht cinike është se në Perëndim shumë njerëz kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me këto elita”.
Dhe me të vertetë, elitat e vjetra të ish-sigurimit komunist, të pa trazuara ende në lidershipin e PS, projektuan dhe zbatuan revolucionin bolshevik të 1997-s, kur falangat komuniste me urat e zjarrit në dorë, me një urrejtje barbarësh përmbysën qeverinë demokratike dhe i vunë zjarrin Shqipërisë. Realist e kemi për detyrë që të jemi dhe në të njejtën kohë jemi dëshmitarë të gjallë të një të vërtete historike se Shqipërinë e dogjën dhe e kthyen shumë prapa në kohë, në rrugën e vështirë të demokracisë në vitin e mbrapshtë 1997, elitat e vjetra të ish-sigurimit komunist në PS. Nuk kam ndërmend këtu të marr rolin e historianit, por me të vertetë është e pamundur që e verteta të mbulohet me natë dhe njerëzit të bëhen shudhër e qorra. Ishte me të vertetë qesharak në emisionin e Arian Çanit “zonë e ndaluar” Ardian Klosi, një pinjoll i diktaturës komuniste, që me një cinizëm të shpifur, “vet flet dhe vetë qesh”, po përpiqej të mbulonte pa pikën e turpit diellin me shoshë. Ky njeri që duhet të jetë i pranishëm kudo në media si ekspert i të gjitha fushave; si historian, politikan, gazetar, ekonomist, në politikat sociale apo mjedisore, me një urrejtje që kalonte kufijtë e arsyes sulmonte dhe ironizonte qeverinë demokratike që doli nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992, duke e akuzuar se “ajo provokoi revoltën popullore të 1997”. Në këtë pikëpamje, nuk është objekti i këtij shkrimi historia jonë, por është mjaft shqetësuese restaurimi i mendësisë enveriste dhe i enverizmit në lidershipin e PS. EdiRama, duke uzurpuar të majtën opozitare të dale nga zgjedhjet e 28 Qeshorit, po aktivizon në të njëjtën kohë të gjithë potencialin enverist të kësaj partie kundër interesave kombëtare, vetëm për të sunduar dhe mbajtur peng opozitën. Në momentet që po kalon Shqipëria, në rrugën e hapur të demokracisë, që ka qenë ëndrra e kahershme e brezave të shkuar që vdiqën për lavdinë e vendit të tyre, është tradhti kombëtare të pengosh shqiptarët që në vitin e ardhshëm të lëvizin pa viza në të gjithë Europën. Thirrja skizofrene e Edi Ramës për të protestuar në sheshet e Tiranës në këtë moment delikat për të ardhmen tonë mbetet sot e gjithe diten një çmenduri komuniste. Prandaj edhe elitat enveriste në lidershipin e PS-së mbeten një kërcënim i hapur për demokracinë. Revanshi i një të sëmuri psikik që të kujton portretin fashist të Hitlerit, duhet ndaluar domosdoshmërisht, në radhë të pare nga vetë PS, por edhe nga opinioni publik vendas.
...