E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tezat e patkoit që s’funksionojnë tek politika e re e socialistëve

Qëndrimi i opozitës jashtë parlamentit është si të mbështetesh fort pas një muri të rrëzuar. Ku punojnë deputetët e opozitës? Për turpin e kryetarit të tyre, në shtëpi. Për sevda të botës në konferenca shtypi. Kërkesat e opozitës për mazhorancën janë si: “Më bli një kalë e një shalë o baba, se kam gjet një patkua…” Ndërsa elektorati ka votuar që ti shohë deputetet në kuvend, Rama u ka mbyllur dyert. Edhe dritaret bile. Kryetari nuk u jep asnjë rrisk drite. Ku do t’i gjejmë deputetët e opozitës?, shprehej një banor i qytetit tonë. Largimi nga parlamenti  është një direk i thyer i anijes rozë. Deputeti është përfaqësues i popullit në kuvend. Deputeti ka mandatin e popullit dhe jo vetëm mandatin e Ramës. Trishtimi i humbjes e gëlltiti keqas kryetarin e selisë rozë. Hiqe kostumin e zi te vejushit, zoti Rama dhe dërgoji deputetët në kuvend. Fitoret tuaja të kësaj natyre quhen gjë tjetër.... Protestat që zotnia R. ka planifikuar në të dhjetën e vjeshtës së dytë, janë katër dete dhe shtatë male larg zgjedhjeve të parakohshme për të cilat endërrojnë zotni R, si dhe Erjonët dhe ca Gjinushër. Nuk ka ndonjë kod për t’i zbërthyer shifrat? 4 dete do të thonë 4 vjet kohë, për t’u futur në zgjedhje të parakohshme dhe 7 male do të thonë zgjedhjet vendore. Arsyet që mbizotërojnë këtë largësi kohore janë nga më të shumtat. Por e dukshme është fasada. Pallate të verdhë, të bardhë, një mozaik i vrarë piktori jeton në lëngatë. Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një dasmë e tërë, thoshin të mençurat plakat tona. Kjo përkthehet kështu: “Për inat të Edit, 64 burra e gra deputetë qëndrojnë në shtëpi. Shtyjnë ditët në kafene. Lexojnë gazetat. Presin syhapur ndonjë  haber”. Po nga kush e presin? Nga Ruçi? Kryq e tërthor botës i ra, herë me trok e herë me lundër, biri i botës qesen sa një kokërr hudhër. Iku Idrizi, dhe në selinë e PS, zogjtë u trembën. Ja erdhi edhe 10 tetori, protesta mbyllet: çdo të bëjnë deputetët e opozitës? Ta zëmë dhjetë ditë do të komentojnë protestën, po pastaj? Sërish vetëm kafe e muhabet në kafene. A keni parë deputetë në shtëpi? Një ish-deputet nga Vlora, Bujar Leskaj, bëri një libër për deputetët e Vlorës, për misionin e tyre pavarësisht forcës politike, që ata përfaqësonin. Misioni i tyre kryhet në vendin e tyre, në parlamentin shqiptar. Kthimi ne parlamentin shqiptar është imperativ. Tmerruan dynjanë këta socialistet duke nxjerrë bycyke te rinj nga mendja e Edvinit. Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet! Po te pyesë Gramozin, kuptohet qe lesh arapi do te shkojnë punët ne selinë rozë. Ideja e Malajt per t’u kthyer ne kuvend eshte diçka e gjetur. Ne fund te fundit populli kërkon te shohë deputetet qe i ka zgjedhur vete. Sepse tash, ata punojnë vetëm kafeneve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›