Refleksione deputetësh të PS-së, nga dreka në një lokal në Ibë
Edi Rama fillon shpërndarjen “e paradhënieve” në prag të ditës së paralajmëruar të protestave
Edi Rama fillon shpërndarjen “e paradhënieve” në prag të ditës së paralajmëruar të protestave. Zanafilla e shpërndarje së shpërblimeve, ka datuar dje, ku në një nga lokalet në Ibë, një komunë përgjatë aksit rrugor Tiranë-Elbasan, Edi Rama ka “zgjidhur qesen” dhe ju ka dhënë një drekë deputetëve të vetë të grupit parlamentar të PS-së.
Në këtë drekë, ku mësohet se kanë munguar deputetët e “grupit të Blushit”, por çuditërisht edhe Taulant Balla, ka rënë në sy oreksi i madh i pjesëmarrësve në trapezë. Mes një atmosfere jo edhe aq “e ngrohtë dhe miqësore”, mësohet se pjesëmarrësit në drekë, nuk kanë fshehur tek-tuk, kënaqësinë, që pas kaq kohe, jo vetëm në opozitë, por edhe pa marrë pagat si deputetët, për shkak të kapriçios së Edi Ramës, kanë mundur “ti bien qylit”.
Ndërkohë, mësohet se ndër radhët e deputetëve, pjesëmarrës në drekë, ka pasur edhe të pakënaqur, që nuk e kanë shijuar menynë e lokalit në Ibë, për shkak të stresit që i kishte mbërthyer. Siç mësohet, ky stres ju buronte nga zhgënjimi, që ndërsa ishin “mprehur” që me marrjen e mandatit të deputetit, ti gëzoheshin pagës, apo edh përfitimeve të tjera, tashmë janë të detyruar të presin, kur Edi Rama, i cili pagën e vet të majme si kryebashkiak e merr, t’ju jap jo ndonjë tjetër drek, por t’ju jap “sihariqin” për hyrjen në Parlament, që edhe ata vetë më pas ti gëzohen pagës së deputetit.
Dreka mësohet se ka kaluar me “shaka pa kripë”, të denja për ndonjë emision humori në ndonjë TV, ku më shumë se kushdo ka spikatur Edi Rama me batutat bajate të tij.
“Hani, hani, se na duhen energji të bërtasim të shtunën”.
“Pa ngrënë, nuk kemi si të kërkojmë rinumërimin e votave”.
“Kjo drekë ngre siparin e drekave të tjera”.
“Drekën e keni të paguar, vetëm ju duhet të grumbulloni sa më shumë njërës të shtunën”.
“Sa më shumë pjesëmarrës në protestën e së shtunës, aq më shumë dreka në të ardhmen”.
Këto kanë qenë disa nga shakatë e Edi Ramës në drekën e djeshme, diku në një lokal nga komuna e Ibës.
Përmbajtja, narrativja dhe filozofia e tyre, nuk linin shumë për t’i shijuar si shaka të vërteta, ku edhe mund të qeshej... Gjithsesi, të qeshurat e Erjon Braçes, Ditmir Bushatit, Ilir Beqjas, Olta Xhaçkës, e ndonjë tjetër, nuk kanë munguar, jo pse i ndjenin apo i kuptonin këto shaka të pakuptimta, por sepse me ato qeshte vetë Edi Rama, ai që i tregonte. Duke mos dyshuar te bindja e tyre se “Edi Rama ka gjithmonë të drejtë”, Erjo Braçe, Ditmir Bushatit, Ilir Beqja, Olta Xhaçka, e të tjerë, nuk e kanë kursyer të qeshurën kot, vetëm pse nuk e kanë vënë në dyshim as bindjen tjetër, se “Edi Rama nuk qesh kot”...
Ndryshe nga ç’pritej, më “e rëndë dhe e nderë” ka qenë atmosfera postdrekës së djeshme. Me imazhin e një tryeze të bollshme, deputetët e Edi Ramës, i kanë kthyer shpinën lokalit në Ibë, duke u lutur që një drekë e tillë të përsërite sa më shpesh, bashkë edhe me “urimin” e hyrjes sa më shpejt në Parlament, me dëshirën e vetme që të shijojnë edhe ata sa më shpejt pagën e parë të mandatit të dytë në opozitë...
Disa prej tyre, në pritje të furgonëve të linjës Ibë-Tiranë, duke qenë këtë herë edhe të nginjur, nuk linin pa vënë në kandar sipas një logjike të tyre antagonizma të tilla, si p. sh.:, “si ka mundësi që Edi Rama, nuk hyri në zgjedhje, i humbi ato dhe sërish merr një rrogë të majme në bashkinë e Tiranës. Po ne, që hymë në garë, fituam nga një mandat deputeti, rrogë nuk marrim dhe bëjmë ‘auot-stop’ për t’u kthyer në Tiranë. Sa do të vazhdojë ky Edi Rama, të na gënjejë me dreka në formë lëmoshe...?!”.
...