Dua numrin 7
Cristiano Ronaldo është futbollisti i parë i Real Madridit që është paraqitur në konferencë për shtyp në Los Angeles, ku ekipi i tij do të zhvillojë një turne përgatitor për sezonin e ri.
CR9 siç e thërrasin në mediat spanjolle, dëshiron të bëhet CR7 duke e bartur fanellën e cila i takonte sulmuesit Raul, legjenda e klubit që i dha lamtumirën gjigantit madrilen në fillim të kësaj jave duke kaluar te Schalke 04.
“Do të më pëlqente shumë të bart fanellën me numrin 7 të Raulit dhe jam i sigurt se edhe ai do të ishte krenar për këtë, sepse jemi shumë të ngjashëm, kemi të njëjtin mentalitet. Nëse mundem, do ta ndërroj numrin 9 me numrin 7”, tha ylli portugez para gazetarëve.
Për Ronaldon, sezonin e ri do të jetë në kërkim të ngritjes: përballë Barcelonës, por edhe vetes së tij pas sezonit të parë në Bernabeu, ku ekipi nuk fitoi asnjë titull.
“Të gjithë e ndjejmë presionin, por jam i qetë. Stërvitjet janë duke shkuar mirë, me intensitet të madh dhe kjo më pëlqen shumë. Jemi të lumtur dhe entuziastë, të gatshëm për t’u paraqitur mirë në sezonin e ri”, shtoi ai.
Ardhja e Jose Mourinhos është stimulues i madh, këtë e pranon edhe Ronaldo. “Stërvitjet e tij janë spetakolare. Të gjithë jemi shumë të kënaqur, sepse kur punoni mirë, nuk e ndjeni lodhjen. Është trajner me përvojë dhe formon ekipin në bazë të karakteristikave të futbollistëve që ka në dispozicion. E, më pas titujt që ka fituar flasin më së miri për të”.
Ronaldo tashmë ka biseduar me Mourinhon dhe i ka siguruar se do të jetë në dispozicion të plotë. “Më njeh mjaft mirë. Nuk dua të tregoj se çka kemi biseduar, por mund të them se jam në dispozicion të bëj gjithçka që është e nevojshme. Është njëri prej më të mirëve në botë, nëse jo më i miri”, theksoi ish-ylli i Manchester Unitedit.
Reali ka humbur një prej yjeve të tij pas largimit të Raulit në Schalke, mirëpo kjo nuk e brengos Ronaldon. “Raul është kapiten i madh, por do të vazhdojë të luajë dhe të fitojë, sepse është profesionist i madh. Ai më ka inspiruar gjithmonë si person dhe futbollist dhe besoj se ka marrë vendimin më të mirë për veten e tij. Për këtë arsye kam dëshirë të bart fanellën e tij, me numrin 7”, ritheksoi ai.
Edhe sezonin e ardhshëm, rivali kryesor për ta mposhtur do të jetë Barcelona. “Vitin e kaluar kanë qenë më të mirë se ne, por këtë vit do të ndërrojë melodia. Jam i bindur se ky vit do të jetë më i mirë se i kaluari. Sigurisht se mund të fitojmë kundër tyre, përndryshe nuk do të ishim këtu”, u përgjigj Ronaldo në pyetjen për rivalitetin me katalanët.
Pas triumfit të Spanjës në Kampionatin botëror, Ronaldo ka uruar bashkëlojtarët e tij, Sergio Ramos dhe Iker Casillas, por tani të gjithë janë të përqendruar në edicionin e ri. “Tani duhet të mendojmë vetëm për Realin. Duam të paraqitemi mirë në La Liga dhe mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.