Dua të jem si gjithë të tjerët....
Të gjithë emigrantët shqiptar në Britaninë e Madhe u gëzuan se më në fund dhe ata do kishin mundësi të udhëtonin drejt atdheut pa ndalese nëpër shtete te tjera.Dhe ata do fluturonin me linjën direkte, Londër - Tiranë - Londër.
Ishin lodhur ata në udhëtime tranzite,duke pritur në aeroportet e Budapestit, Zyrihut, Romës, Milanos,e vende të tjera me orë të tëra.
Ishin lodhur ata me burokracinë dhe neglizhencën që nuk kishte munguar asnjëherë nëpër aeroportet e huaja, në pritje të avionit që i shpinte drejt mëmëdheut.Por lodhja e tyre kuptohet ikën atëherë kur stjuardesat japin lajmërimin që të lidhen rripat për të zbritur në pisteën aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza".
Ata mundohen të hedhin pas supesh peripecitë e udhëtimit, sepse e dinë se para dyerve të aeroportit në Shqipëri i presin të dashurit e tyre,për të cilët ata i ka marre malli. "Për të shuar mallin ja vlenë çdo sakrificë".
Fjalet në kllapa do ishin fjalët që do mi thonte një miku im tek e përcillja në aeroportin "Stansted" të Londrës, i cili do udhetonte drejt Shqiperise pas me shume se 8 viteve emigrim, do udhetonte te shihte nenen e tij tetedhjet vjecare.Rruges per ne aeroport, mikut tim, bashke me familjen e tij, dukej se asgje nuk mund tja hiqte buzeqeshjen, gezimin qe kishin. Prej kohesh e kishin imagjinuar nje udhetim te tille, ku shpesh dhe e kishin enderruar. Ajo enderr e secilit, ku duket se je prane familjes,prane te afermve.Megjithse per nje cast fillon dhe mendon se si ke vajtur tek ata, apo si do kthehesh perseri.
Ne mes te atij ankthi,deshiron qe endrra te mos kete mbarim.Ashtu si ne tregimin e Getes, me vajzen e vogel qe shiste shkrepse, ku per nje cast nga i ftohti i nje largesie pa kuptim, ajo ndezi nje fije shkrepse,dhe filloj te enderronte. Pastaj nje tjeter,pastaj dhe nje tjeter. Pastaj i ndezi te gjitha fijet e shkrepses, qe enderra te mos mbaronte kurre.
Udhetonim drejt aeroportit duke bere shaka me njeri tjetrin,apo une duke ju treguar atyre ndonje pjese te Londres qe nuk e kishin pare.Ju tregonja atyre jo se doja tu thoja se dija me shume per qytetin ne te cilin jetojme,por per te hequr ate ndjesi, ate ndrydhje ne shpirt qe ndjej sa here qe pres apo percjell miq neper aeroporte.
Nje ndrydhje zemre, e cila deshiron dhe ajo te fluturoj, si vargjet e poetit;
T'mujsha dhe un' me fluturu
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Se bashku dale e nga dale, te shoqeruar ne minutat qe here dukeshin se iknin pa u ndjere, dhe here beheshin ore te tera, ashtu se beshku ju afruam vendit ku behet kalimi i bagazheve.
Per nje cast harruam gjithcka qe kishim ndjere gjere ne ate moment.Harruam se ishim te gezuar,harruam shakat tona,biles harruam dhe buzeqeshjen,ajo ishte ngrire.Hareja e deri atyre minutave ishte kthyer ne nje fare merzie, ne nje fare zbrazetie shpirterore qe ndien njeriu ne nje fyerje qe nuk e pret.Vendi ku behej kalimi i bagazheve per linjen,"Albania Airlines", ishte vendosur ne nje cep te vecuar nga te tjeret.
Ne krye te tavolines bashke me dy punonjeset e linjes ajrore,ishin dhe pese vete. Kater police, dhe nje civil, te cilet per cdo person pyesnin dhe kontrollonin cdo pasaporte,perpara se ajo te kalonte tek punonjesja e linjes per te vene vulen e kalimit te bagazheve. Cdo gje kontrollohej me imtesi per cdo person, sikur secili te kishte kryer ndonje krim, apo do kalonte ne ndonje kamp perqendrimi, sic bente Hitleri me cifutet ne "Aushvic".Une bej ca hapa prapa, dhe hedh nje shikim drejt vendeve te tjera qe po benin kalimin e bagazheve.
Doja te qetesoja vehten apo te gjeja ndofta nje fare ngushellimi,por me kot. Gjithcka ne pjesen tjeter te aeroportit kontrollohej ne menyre te qete, pa pranin e ndonje polici, apo te ndonje civili. Pyeta,dhe me thane, se ata ishin polic te emigracionit,megjithse mbanin jelek kunder plumb,dhe ne shpinen e tyre shkruhej, "Metropolitan Police",qe do thote se ata nuk jane pjese e policise se emigracionit,por pjese e policise se rendit.
Gruaja e mikut tim, ashtu e shtangur nga kjo tip fyerje, per te mos thene diskriminimi, pyet me delikatese shefen e linjes ajrore te Shqiperise, se pse ne ishim vendosur ne kete cep te vetmuar,dhe pse gjith ky kontroll.
Dhe shefja pergjigjet me nje fare keqardhjeje; Mire qe na e kane dhene dhe kete.
Vajza e mikut tim,megjithse ne nje moshe shume te vogel, 15 vjecare, por e ushqyer me dashurine per vendin e saj, i drejtohet te atit duke i thene; Babi, shiko si na trajtojne neve shqiptareve ! Dhe syte e saj skuqen, gati ne perlotje dhimbjeje.Jemi popull i vogel ne Europen e madhe,por dhe ne kemi nderin dhe krenarine tone, te cilen nuk do kishim deshire askush te na percmoje.Nuk kam deshire dhe ambicje te jem i pari ne cdo vend, por kam deshire qe dhe une te jem si gjithe te tjeret.
Tek sa percjell miqt e mi me sy,qe shkonin drejt avionit, ashtu i ndrydhur pak sa ne shpirt mbi ate qe pashe, nga labirintet e kujteses mu shfaq thenja e nje njeriu te mençur i cili thote; " Trajtimi qe pret prej njerezve,eshte trajtimi qe presin njerezit prej teje".