E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Martirët" e rinj të Kordovës

Është e çuditshme se si disa njerëz përzgjedhin forma kamikaze për të tërhequr vëmendjen dhe per te berë atë "xhihadin" e tyre inkuizicionist, duke na dhënë një ngashmëri me "martirët e Kordovës" shekuj me pare. Siç dihet të ashtuquajturit "martirë të Kordovës" ishin ca priftërinj qe dilnin para kadiut (gjykatësit) ne sheshin e Kordoves në Spanjën muslimane dhe shanin e shilonin Profetin Muhamed a.s. me te vetmin qëllim që të ekzekutoheshin nga muslimanet dhe te fitonin parajsën. Ky fenomen filloi të bëhej i modës në atë kohë në rrethin e ngushte te prifterinjve të cilët shpresonin në një ringjallje të vlerave kristiane. Por qetesia dhe durimi i kadinjve muslimane nuk i shpetoi ato nga tepria dhe si rrjedhoje ekzekutimi. Madje duke iu referuar Karen Amstrong-ut, njëri nga kadinjtë per t'i qetësuar i poqi edhe kafe që të vinin në vete.

Shkrimi i A. Lukes megjithë tentativën per t'ia dhënë medaljen e martirit dy personave të vdekur tashme (Guerrini dhe Noli) nuk kaloi pa damkosur edhe vetë atë. Është për t'u përgëzuar që ka përpjekje për të hulumtuar dhe kuptuar Ku'anin nga ana e të krishterëve, fenomen ky i rralle, por problemi qëndron kur ai lexohet me syze mesjetare. Në të vërtetë ky artikull më tepër ngjan me një kthim përgjigjeje ndaj një personi të caktuar, se sa një studim apo qasje akademike, sepse po të ishte ndryshe të paktën do të kishim një titull tjetër dhe jo si ky aspak realist dhe qorrazi i njëanshëm.
Shkrime të tilla "të guximshme"në budallallëk ku injoranca bën striptizë gjithë kohën dhe mllefi ua zhvesh petkat e arsyes dashur padashur japin një ngjashmëri me "martirët"e Kordovës në formën e një "vetëflijimi"intelektualo-religjioz të këtij autori në një qytet me shumicë muslimane dhe të ndërgjegjësuar bile.
Nuk është hera e parë që A. Luka por edhe lakenj të tjerë mundohen që nëpërmjet fiktion-it fetar të rrisin vlerën dhe si rrjedhoje dhe shitjen e letrës tashmë të vjetër higjenike "Shqipëria Etnike”. Nuk ka rëndësi nëse lëndohet apo jo ndjenja fetare e një komuniteti, nuk ka fare rëndësi nëse ekuilibri fetar do të rrëshkasë, nuk ka rëndësi nëse ka vërtetësi në ato që thuhen apo përcillen, e rëndësishme është që pikët në tabelën e qitjes ndaj profetëve të jenë të barabarta edhe pse shpifja nuk mund të konsiderohet kurrë si arritje.

Edhe pse situata nuk është e njëjtë me atë të Kordovës, pirja e një kafeje nuk do ta sillte në vetë Lukën dhe as lakenjtë e tjerë, sepse "dopingu inkuizicionist"u është injektuar atyre që herët. Ajo që më habit është se çfarë mllefi buron nga profesorët shpirtërorë të Lukës që ai i citon në artikullin e tij. Të mendosh se ata kanë qenë edukatorët shpirtërorë të të gjithë ndjekësve të tyre, dhe imagjinoni se çfarë ndjenjë tolerance u është mësuar atyre në rapotet me fetë e tjera. Pastaj injoranca e tyre në shkrime është alarmante, nuk ka fare referenca dhe kur i lexon te duken si perralla nga lashtësia që baba prifti me një gegërishte të ndryshkur dhe duke shfryrë atë përçmimin e dalë nga pylli psiqik i tij ua përcjell lexuesve të paktë. Ndërsa Noli nuk është hera e parë që fallsifikon. Mjafton të shikosh masakrën që ka bërë në përkthimin e "Rubairave"të Omer Kajamit, (për fat të mirë përkthimi plot dritë i H.Ali Korçës e vërteton këtë ) dhe të kuptosh se ky person ka pasur një alergji ndaj gjithçka islame.

Nuk dua të mendoj se tensionimi i marrëdhënieve fetare në përgjithësi dhe në Shkodër në vçanti është një skenar i përgatitur. Sepse po të ishte kështu atëherë, miqtë e mi, ditë të vështira na presin. Por një e vërtetë e madhe qëndron në fakin se presionet ndaj Islamit dhe muslimanëve janë rritur në përmasa shqetësuese. Është një fakt i pamohueshëm se sa më shumë kohë që po kalon aq më tepër po përvijohet se kush në të vërtetë është armiku i interesave të Shqipërisë.
Them se Luka dhe lakenjtë e tjerë kanë zgjedhur temën dhe fushën e gabuar. Historia jonë na mëson shumë rreth asaj se sa të pasuksesshme dhe sa të pavlera kanë qenë ndërhyrje të tilla. Ata që mendojnë se "xhihadi " i tyre inkuizicionist ka një suport të fortë politik nga prapa, gabohen rëndë. Situata të caktuara politike nuk janë përcaktuese në marrëdhëniet ndërfetare. Keqpërdorimi i këtij postulati do të dëmtojë ato vetë por edhe forcën politike nëse pranon të bëhet aleate e tyre.

Është detyrë e komuniteteve fetar lokale që të kontrollojnë delet e tyre të zeza, duke kontribuar në ruajtjen e vlerave më të mira ndërfetare. Ka ardhur koha qw shteti të mos bëjë memecin e përhershëm por të ketë një ide një platformë të qartë në lidhje me ruajtjen e harmonisë fetare në Shqipëri, qoftë kjo duke vendosur disa limite të pashkelshme në mediat tona për të gjitha besimet.

Mendoj se ringjallja e frymës së kryqëzatave nuk i sjell ndonjë dobi atdheut por as edhe flamurtarëve donkishotë të kristianizimit të shqiptarëve në emër të integrimit evropian. Ajo që neve na duhet më shumë se kurrë është të kuptuarit e ndërsjelltë në të gjitha fushat duke i dhënë kështu edhe një mësim politikës shqiptare këtij ringu të pafund boksi, se feja dhe urtësia e saj, janë prodhuese e prosperitetit shpirtëror dhe atij material.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›