E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si ti refuzosh meshkujt...

AI: A mund t’ju ofroj një pije?
AJO: Faktikisht do të më pëlqente të mi jepje para.

AI: Unë jam fotograf. Kam kërkuar për një fytyrë si kjo e juaja.
AJO: Unë jam kirurge për operacione plastike. Kam kërkuar për një fytyrë si kjo e juaja.

AI: Përshëndetje. Mos kemi dalë gjë bashkë njëherë? Apo kemi dale dy herë?
AJO: Duhet të ketë qenë një herë. Unë nuk e bëj kurrë të njëjtin gabim dy here.

AI: Si ia keni arritur të jeni kaq e bukur?
AJO: Duhet të më kenë dhënë edhe bukurinë tuaj.

AI: A do të dilni me mua këtë të shtunë?
AJO: Më vjen keq. Unë kam një dhimbje koke këtë fundjavë.

AI: Fytyra juaj bën të turbullohen shumë mëndje.
AJO: Edhe e juaja bën të turbullohen shumë stomakë.

AI: Unë mendoj se mund t’ju bëj shumë të lumtur.
AJO: Pse? Po largoheni?

AI: Çfarë do të thonit sikur unë t’ju kërkoja të martoheshit me mua?
AJO: Asgjë. Unë nuk mund të flas dhe të qesh në të njëjtën kohë.

AI: A dalim të shohim një film?
AJO: E kam parë.

AI: Ku paskeni qenë gjatë gjithë jetës sime?
AJO: Duke iu fshehur juve.

AI: A mos ju kam parë në ndonjë vend më parë?
AJO: Po. Prandaj unë nuk shkoj më atje.

AI: A është ky vend i lirë?
AJO: Po! Dhe ky këtu do jetë në rast se ju uleni.

AI: Ej zogu çfarë shenje ke ti?
AJO: “Ndalohet hyrja”

AI: Trupi juaj është si një tempull.
AJO: Më vjen keq, sot nuk ofrojmë shërbim.

AI: Po t’ju shikoja të zhveshur do të vdisja i lumtur.
AJO: Po t’ju shikoja të zhveshur me mundësinë më të madhe do të vdisja duke qeshur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›