E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago Silva synon Ligën e Kampionëve

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 11:37

Qendërmbrojtësi i Milanit, Thiago Silva synon që sezonin e ardhshëm të ngjitet në kulmin e futbollit evropian.

Rossonerët përmbyllën sezonin e kaluar me triumf në Serie A, për herë të parë nga viti 2004, duke mposhtur në garë për titull rivalin e qytetit Inter.

Element i rëndësishëm në rezultatet pozitive të ekipit ishin paraqitjet e Silvës, i cili formoi një çift të fuqishëm defansiv me veteranin Alessandro Nesta dhe konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në rolin e tij.

Barcelona spekulohej se është e interesuar për 26-vjeçarin, por Silva ka konfirmuar të ardhmen e tij në Milan.

“Deri në fund të kontratës sime, do të mbetem në Milan, më pas do të shohim”, tha Silva për Gazzetta dello Sport.

“Së fundmi, kam vazhduar kontratën deri më 2016”, shtoi ai. Deklaratat e tij të përkushtimit do të vijnë si përkrahje për Rossonerët që synon që në sezonin e ardhshëm të përcjellin suksesin në Serie A, me triumf në Ligën e Kampionëve.

“Vitin e ardhshëm në Milan objektivi im kryesor është të fitoj Ligën e Kampionëve”, përfundoi Silva. Derisa mbetet të shihet nëse Rossonerët mund të luftojnë me skuadrat si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United, dëshira e Silvës për të mbetur në klub vetëm sa përforcon shanset e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›