Pato nuk lëviz nga Milan

Heroi i milanistëve, Alexandre Pato ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani.
“Nëse klubi është i kënaqur me mua, unë nuk shkoj askund”, ka thënë Pato në një intervistë për “Corriere dello Sport”.
Braziliani është në Argjentinë me Kombëtaren, në përgatitjet e fundit për Copa America. Kampioni Italian është i gatshëm të renovojë me Paton deri në vitin 2016.