Kurrë më i dashur në Argjentinë

Lionel Messi ka pranuar se kurrë nuk ka ndjerë përkrahje më të madhe se tani në vendlindjen e tij në Argjentinë, derisa dëshiron të realizojë ëndrrën e triumfit në Copa America.
Gjatë një interviste për TyC Sports, ylli i Barcelonës shprehu entuziazmin e tij para garës që fillon më 1 korrik dhe iu falënderua publikut argjentinas për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë atij.
“Kurrë nuk jam ndjerë më i dashur nga njerëzit në Argjentinë. Është vendi i vetëm ku më parë nuk jam trajtuar njësoj sikur në Barcelonë. Gjithmonë kam qenë në diskutim në Argjentinë, sepse fatkeqësisht nuk kemi fituar asgjë për dallim nga klubi ku i kam fituar të gjitha. Por, shpresoj ta bëj tani me Argjentinën”, tha Messi i cili ka synime të qarta në Copa America.
“Ëndërroj të fitoj Copa American. Është objektivi ynë kryesor dhe mund të triumfojmë”, përfundoi ai.