E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duam Mbreteri Pasardhesit e Skenderbeut kerkojne referendum

Ja pema gjenealogjike e familjes se Skenderbeut deri me sot Pasardhesi i Skenderbeut ka kerkuar nje referendum popullor per vendosjen e monarkise ne Shqiperi dhe shpalljen mbret. Giorgio Maria Castriota Scanderbeg trashegimtari i fronit mbreteror shqiptar - keshtu shkruhet ne web-in ku prej nje jave qarkullon njoftimi se eshte bere kerkese per mbajtjen e nje referendumi popullor mbi vendosjen e Monarkise Kushtetuese ne Shqiperi me mbret Lartmadherine e tij George Maria Castriota Scanderbeg. Per mediat njoftimi eshte marre persiper nga shoqata Mbrojtja e te drejtave civile ku theksojne se pas nje emigrimi te detyruar 650-vjecar familja Mbreterore Shqiptare Kastrioti te kthehet ne Shqiperi dhe te gezoje te drejten e fronit mbreteror pronat dhe detyrat shteterore qe rrjedhin nga froni. Kur do te kete nje date apo afat kohe per referendum nuk saktesohet as ne njoftimin per mediat por as ne web-in zyrtar qe si duket perfaqeson dinastine Skenderbeg.

Pasardhesi i Skenderbeut ka kerkuar nje referendum popullor per vendosjen e monarkise ne Shqiperi dhe shpalljen mbret. Giorgio Maria Castriota Scanderbeg trashegimtari i fronit mbreteror shqiptar - keshtu shkruhet ne web-in ku prej nje jave qarkullon njoftimi se eshte bere kerkese per mbajtjen e nje referendumi popullor mbi vendosjen e Monarkise Kushtetuese ne Shqiperi me mbret Lartmadherine e tij George Maria Castriota Scanderbeg. Per mediat njoftimi eshte marre persiper nga shoqata Mbrojtja e te drejtave civile ku theksojne se pas nje emigrimi te detyruar 650-vjecar familja Mbreterore Shqiptare Kastrioti te kthehet ne Shqiperi dhe te gezoje te drejten e fronit mbreteror pronat dhe detyrat shteterore qe rrjedhin nga froni. Kur do te kete nje date apo afat kohe per referendum nuk saktesohet as ne njoftimin per mediat por as ne web-in zyrtar qe si duket perfaqeson dinastine Skenderbeg. Kjo kerkese mund te lidhet edhe me viziten qe Giorgio pati kete fillim viti ne Shqiperi. Ai pas 55 vjetesh ka shkelur per here te pare ne token shqiptare qe njihet si pasardhes i heroit kombetar nga linja e Napolit. Ky pinjoll jeton ne Kazerta afer Napolit se bashku me gruan Stefania dhe dy djemte.

Ka zbritur fillimisht ne Durres si simbolike prej nga 500 vjet me pare eshte larguar familja e Skenderbeut e me pas ka vizituar Krujen vendlindjen e heroit. Ndersa ka udhetuar edhe drejt Peshkopise pritja e te cilit eshte shoqeruar me festime prane shtatores se Skenderbeut ne kete qytet te realizuar dy vjet me pare nga artisti Sadik Spahiu me mbeshtetjen financiare te Zaim Korsit. Nje qendrim ne fshatin e diskutuar te vendlindjes se paraardhese ne Sine duke takuar zyrtare lokale e duke u kthyer ne Tirane me takime me zyrtare te larte te Ministrise se Jashtme.

Zyrtarisht sic ka pohuar dhe vete Giorgio njihet edhe linja e Leces ndersa eshte debatuar mjaft ne mediat shqiptare per kete emer debat qe trashegimtari i Skenderbeut e vlereson mjaft abuzuese. Pas vdekjes se Skenderbeut ne vitin 1468 familja Gjoni me te emen Doniken u transferua ne Mbreterine e Napolit. Fale marredhenieve te mira dhe ndihmes qe Skenderbeu i kishte dhene kesaj mbreterie mbreti Ferdinand i Aragones i ktheu respektin familjes. Si ne cdo familje tjeter ne vitet qe pasuan linden shume femije disa prej te cileve zgjodhen rrugen e tyre per te mos qendruar ne Napoli. Ne jemi trashegimtare nga Achille Scanderbegh Akili. Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjeter trashegimtare e Leces me Alessandro Scanderbegh Aleksander Skenderbe nga Pardo. Ne nuk e mohojme. Te dy jemi Kastrioti Skenderbe te dy jemi krenare qe jemi perfaqesues te heroit te madh - shkruhet si historik i shkurter ne web-in te theksuar tashme fjale per fjale Historiku i Familjes Mbreterore Shqiptare.

Ndersa Giorgio vazhdon shenimin brenda historikut te familjes mbreterore se linja e tyre pra ajo e Napolit nuk ka ndertuar marredhenie aq te ngushta me degezimin familjar te Leces por ska vend as per aludime te tjera - thekson Giorgio. Me tej shkruan Me duket e parendesishme te thuash qe une jam trashegimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve qe ne zoterojme te thuash qe une jam direkt apo indirekt me duket e parendesishme. Por per te shpjeguar kete rast po marr nje shembull te thjeshte. Une kam dy djem Filipo Maria Kastrioti Skenderbe dhe Aleksandro Maria Skenderbe. Nese djali i madh Filipo nuk do te mundet te kete femije ose nuk do te kete femije meshkuj te drejten e pasardhesit do ta gezoje Aleksandri. Ne rrjedhim nga nje familje se ciles me 1945 me vdekjen e trashegimtarit direkt Francesko i kaloi nderi per te perfaqesuar Skenderbeun. Ne kete linje une jam i fundit trashegimtar derisa kjo ti kaloje djalit tim Franceskos. Te gjitha keto qe po them jane te dokumentuara ne Arkivat e Romes lehtesisht te verifikueshme.

Giorgio Maria Skanderbeg reagon dhe ndaj debateve mbi historine e prezantuar ne Shqiperi per familjen e tyre. Ai tregon se permes internetit ka nisur te lexoje pasaktesi sa i perket familjes Kastrioti Skenderbe dhe filloi te rebelohej. Ne web ne fakt shkruan Ne nuk kerkojme asgje por historia duhet te respektohet. Une perfaqesoj trashegimine aktuale direkte te heroit shqiptar. Shpresoj qe vetem ne nivel emri te jemi te nderuar qe i perkasim atij dhe te tregojme se i perkasim. Per kete arsye ne viziten e tij ne Tirane Giorgio ka sjelle me vete nje broshure qe permbante tri dokumente pemet gjenealogjike te familjes njera prej tyre e njohur me 1910 edhe nga Arkivi i Keshillit te Konsultes Araldike familjet fisnike te cilat sipas trashegimtarit te Skenderbeut duhet tia kete dorezuar Arkivit Qendror Shteteror.

Mundesine per te ardhur zyrtarisht ne Shqiperi e kane pasur - kete ka shprehur per mediat Giorgio duke treguar konkretisht se familja e tij eshte perfaqesuar nga xhaxhai se bashku me kusheriren e tij Maria Luisa kane ardhur me Urdhrin e Maltes per te sjelle ndihma ne ditet e veshtira te lsquo97-s

Kjo ne fakt u ka sherbyer per ti paraprire nje vizite te ardhshme zyrtare dhe sic eshte shprehur Giorgio ne ditet e vizites se ketij viti Te vegjel mendonim se nuk do te mund ta vizitonim kurre kete vend. Na dukej se ishte i ndaluar per njerez normale e jo me pastaj per ne qe mbanim kete mbiemer. Ndiheshim si ne ekzil por tani ndihem si ne shtepine time. Une vij nga nje familje qe nuk ka kerkuar asnjehere te shperfaqet. Ne nuk duam gje tjeter vecse te themi se ekzistojme.

Cfare trashegojne nga familja Giorgio e ka shprehur ne nje interviste per mediat shqiptare gjate vizites se tij se ruan nje pikture te Skenderbeut te vendosur ne shtepine e nenes se tij ne Napoli qe si prone i perket atij. Ndersa ka rrefyer mbi disa tekste te lsquo800 qe deshmojne per vazhdimesine e dinastise Skenderbe.

Por ne Tirane Giorgio ka zbuluar nje lloj idealizmi per idene e vjeter se si princat jetonin ne nje bote plot luks - ne fakt jeta e tij ka treguar se eshte krejt normale.

Eumlshte drejtor i Bankes se Kazertes sigurisht qe jeton mire dhe bashkeshortja e tij Stefania merret me administrimin e familjes.

Fisniku dhe pasardhesi i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut me rastin e Jubileut te revistes na ka drejtue urime dhe nji peme Gjenealogjike te Familjes Kastrioti te cilen po e botojme ne keto dy shtylla. Fisniku mban emrin Giorgo Castriota Scanderbeg si emni i stergjyshit Heroit tone Kombetar dhe banon me familje ne rrethe te Napolit. Rreth familjes se Kastrioteve dhe brez-nive te njimbasnjishme gjte shekujve kemi pase dijeni te percipta e te errta dhe per keto arsye jemi interesue me gjete vertetime dhe dokumenta sqaruese drejte per se drejti nga vete Familja e Kastrioteve me te cilen qe ne kohen e pagezimit te Sheshit Skenderbej ne Paris qeme nderlidhe. Sic dihet Familja e Skenderbeut mbas vdekjes se tij dhe pushtimit Otoman te Shqiperise emigroi dhe u vendos ne Italine e Jugut nder pronat qe u qene dhurue dhe njofte nga Mbreti i Napolit Ferdinanti i Arragones per ndihme ushtarake qe Skenderbeu i dha kur zbriti ne Itali ne Gusht te vjetit 1461 kunder Princit te Tarantos Giacomo Picinino-s dhe Baroneve aleat te cilet kishin rrethuar ne Trani dhe perkrahshin Deren Franceze d Anjohu te sundonte mbi Mbreterine e Napolit. Pasardhesit e Skenderbeut mbasi deshtuen ne perpjekjet e tyre me lirue vendin nga pushtimi otoman me shkarkime ne Shqipeni tue kerkue ndihmen e Venedikut dhe tue nxite popullin ne kryengritje edhe pse nuk pushuen kurre te interesohen per fatet e atdheut te Arberit u stabilizuen njehere e mire ne Itali. Nga Pema Gjenealogjike e Kastrioteve del se ne Itali gezuen tituj Fisnikerije Nobilare te ndryshme dhe te shumta qe u vijshin nga krahinat katundet dhe qytetet qe ata zotnojshin. Njikohesisht si Bulere Bujare-Fisnike qe ishin u martuen me gra familjesh aristokrate me paje prike pasunish te tundshme dhe te patundshme simbas tradites se kohes te cilat forcuen poziten e tyne. Nga keto martesa Kastrioteve ne Itali paten shume djelm dhe vajza me te cilet sigueruen me breznite e vijueshme Deren dhe Emnin e Kastrioteve deri ne ditet tona. Ne pemen Gjenealogjike te Kastrioteve pasardhesit direkt te Skenderbeut jane marre per baze simbas tradites sone kanunore trashegimtaret mashkuj per kete shkak disa vella-zenigjate breznive tue mos pas lane mashkuj pasardhes barqet jane shue.

Ne Pemen Gjenealogjike te Kastrioteve si aneks gjindet dhe ajo e Topiajve te Islamizuem Toptanve per arsye motra e Skenderbeut Mamica me 1445 u martue me Karl Muzhak Topine dhe pat tre dejlm Gionin Gjergjin dhe nji tjeter qe i Islamizuem pat marre emnin Ali Bej Toptani. Keto shenime Gjenealogjike lane me kuptue se familja e Toptaneve te soteshem kane prejardhjen nga i pari Ali Bej Toptani djale i motres se Gjergj Kastrioti Skenderbeut. Ne Pemen Gjenealogjike te Toptanave sigurisht per mungese kontaktesh shekullore shenimet angrafike ne breznite e pasardhesit e tyne jane te meta dhe gjenerike. Si po shifim dera e Toptaneve asht shekullore e permendun dhe rrjedh nga i Pari Karl Topija Prine i Arberise i Shqipnise se Mesme i cili per te perballue kercenimin e Balshes se II-te dhe te Venedikasve iu drejtue per ndihme ushtrise turke qe kishte mbrri deri ne Maqedoni. Me 1385 ushtrija turke nen komanden e Hajredin Pashes mundi ushtrite e Balshes ne Jug te Lushnjes ku u vra edhe vete Balsha i II-te. Ishte hera e pare qe turqit hynin ne Shqipni por edhe u duk qarte se ky fakt do te kishte pasoja te randa tue konsiderue se se Turqit kishin fillue pushtimet ne Ballkan. Per arsynat te pushtimit te gjate shekullor te osmaneve ne Shqipni po ashtu ndeja aq e gjate ne Itali te pasardhesve te Skenderbeut nuk u erdhi mbare Kastrioteve te nxjerrin perfitime per nje rivendosje te Deres ne Fronin e Shqipnise aq sa u preferue nje i huej Princ Vidi i cili tue abdikue vdiq tue lane nje dinasti fantazem me Skender Eumlied-in. Kastriotet e kohve tona sidomos Ferdinant Kastriotin 15-1-1893 -18-7-1978 jane interesue per manifestimet dhe ngjarjet shqiptare. Ne prill 1968 kur zhvilluen kremtimet kastriotiane te 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut ne Rome i Pari i Deres se Ferdinantit muer pjese me Familjare te tjere. Pasardhesit e tij Filipi vdiq me 1984 dhe Gjergji 1928 perfaqeson deren e Kastrioteve por ka vetem dy vajza Marien 4-2-1958 dhe Maria Luisa-n 30-41963. Per vijimin e Deres dhe te Emnit te kastrioteve Filipi ka lane mbrapa dy vajza dhe nje djale Gjergjin 92-8-1958. Kur u inagurue Sheshi Skanderbeg ne Paris Filipi i pat drejtue zotit Chirac telegramin qe po botojme. Kurse Gjergji asht nderlidh me ne ashtu si e do tradita e Familjes se Kastrioteve. Si po e konstatojme nga Pema Gjenealogjike e Kastrioteve per cdo brez jane perjetesue emnat e te pareve zambedhenj Gjon dhe Gjergj. Per mirenjoftje ndaj Aragonezave emnat Ferdinat Alfons. Si emna historik Pirro dhe Akil me Pirron Skenderbeu mburrej ndaj Kontit Picinino tue thane se ai dhe shqiptaret e tij rrjedhin nga nje race dhe kane te njejten gjak. Per femnat jane perjetesue Donika Maria Mara.

Paris/ Nandor 1986

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›