Festat e fundvitit, Basha: Biznesi të mos rrisë çmimet

Prej vitesh për festat e fundvitit kryeqytetasit kanë marrë si dhuratë nga tregtarët edhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, një praktikë që bashkia e Tiranës vendos ti japë fund me masa ndëshkuese.
Në një takim me përfaqësues të bizneseve të Tiranës kryebashkiaku Lulzim Bashs ka njoftuar se për 3 javë agjencia për mbrojtjen e konsumatorit do të veprojë si një task forcë për të penalizuar çdo tregtar që abuzon me çmimet.
Por përfaqëesues të tregtarëve kryeqytetas thanë se një nga shkaqet kryesore për rritjen e çmimeve është zhdoganimi selektiv i mallrave në doganë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka premtuar mbështetje të intitucionit që ai drejton edhe në lehtësimin e qarkullimit për mjetet e tregtarëve por edhe në rritjen e investimeve në infrasturkturë si element që ndikojnë në qendrueshmërinë e çmimeve.