“Duam një drejtor që të rrijë sa më gjatë”

28/02/2005 Alfredi, 14 vjeçari që jeton në fshatin SOS, tregon për “mamën” dhe “babanë” që i rrit, edukon e kujdeset për të dhe shokët e tij
Alfred Muharremi 14 vjeç ka katër vjet që jeton në fshatin SOS. Ai jeton në shtëpinë që “qeveriset” nga nëna dhe tezja. Fredi jeton në këtë shtëpizë me dy “motëra” një në klasën e shtatë dhe një tjetër në klasën e gjashtë si dhe me dy “vëllezër”, një në klasë të tetë dhe një tjetër në klasë të katërt. Alfredi tregon se për ta Donika është nënë dhe baba, madje dhe mësuese, pasi i ndihmon për të mësuar. Por, të gjitha shtëpizat dhe të gjithë fëmijët kanë një baba të përbashkët, që është dhe drejtuesi i fshatit. Prej dy-tre muajsh fshati nuk ka drejtor, por është vendosur një provizor. “Drejtori bënë rolin e babait në familje, na këshillon, qorton, na ndihmon. Drejtorin që po rri këto muaj, unë e kam patur 2 vjet mësues gjermanishte. E njoh është njeri i butë dhe i drejtë dhe fëmijët po fillojnë ta duan”, thotë Alfredi duke u munduar të flasë si i rritur. Me dy drejtorët e mëparshëm ai tregon se është miqësuar shumë, madje fundjavave u shkon dhe vizit në shtëpitë ku jetojnë tashmë. Alfredi tregon se me një nga djemtë e drejtorit që ka ikur sëfundmi ishte miqësuar shumë dhe shkon shpesh tek ai për të lozur dhe biseduar. Ikjen e drejtorit fëmijët e ndjejnë shumë, gati si tju largohej babai nga shtëpia dhe nuk e kanë shumë të lehtë të miqësohen me atë që vjen. “Duam që të na vijë një drejtor shumë i mirë dhe të rrijë sa më gjatë, pasi vetëm 2 deri 3 muaj na duhet që të miqësohemi. Dhe duam që të na vijë një drejtor i aftë që të mos na e heqin më”, thotë Alfredi. Ai është një djemtë më të mirë në mësime. Është i bindur që do të bëhet avokat dhe tepër i qartë për gjithçka që do të bëjë më pas, si një fëmijë i rritur para kohe. Një fëmijë që të rritet i pavarur ka nevojë për elementin familje. Fshati SOS ka 13 familje të tilla dhe u jep strehë deri 90 fëmijëve. Aktualisht në këtë fshat janë 69 fëmijë. “E veçanta e fshatit SOS është që ndërsa familja krijon kujdes familjar, ajo mbetet pjesë e fshatit”, thotë Edmond Zhupani, Drejtori Nacional i fshatit SOS. Tashmë Alfredi është 14 vjeç dhe ka fituar gjysmë indipendencën, kur të hyjë në shkollë të mesme ai do të fitoj indipendencën. Nuk do të jetojë më në periferi të qytetit, por do të jetë në një apartament me disa “vëllezër” dhe “motra” pranë jetës urbane, në një apartament, si të gjithë adoleshentët e tjerë dhe nuk do të kenë më “nënën”, por “babanë”, drejtorin që do të përkujdeset për ta. Secili nga këta fëmijë fazën e indipendencës e përjeton shumë më tepër se sa një fëmijë i rritur në në familjen biologjike. Shprehjen e rëndomtë që përdoret nga prindërit tanë “doli në jetë”, këta fëmijë e përjetojnë shumë më tepër dhe e shohin shumë më qartë se sa të tjerët. Por, që ta kapërcejnë sa më butë këtë fazë duhet ti kenë përfituar sa më të plota e ti kenë sa më të qarta nocionet mama dhe baba. Ndërsa Alfredit i thekson se tani ai ka fituar gjzsmë indipendencën dhe vitin tjetër do të jetë indipendentë, ai buzëqesh si fëmijë, përpjekja e tij për t[u dukur i rritur thyhet.
HISTORIA
Fshati SOS nisi në Austri për jetimët e luftës
“Duam të krijojmë një familje, të ndërtojmë familje për fëmijët në nevojë, që për një arsye apo një tjetër nuk jetojnë në familje”, thotë Edmond Zhupani, drejtor i fshatit SOS. Zanafillën e vet krijimi i këtij fshati e ka në Austri ku sapo kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe shumë fëmijë kishin mbetur jetimë. Hermann Gmeiner mblodhi gjithë fëmijët jetimë nga lufta, apo ata që jetonin vetëm me nënë dhe për ta ngriti një fshat. Më pas kjo traditë u vazhdua. Më vitin 1949 u ngrit fshati i parë SOS, sot janë 470 fshatra të tillë në 132 vende të botës. Fshati SOS i Tiranës nisi më 1995 dhe tashmë ka një përvojë 10 vjeçare. “Ne punën tonë e bazojmë në katër parime bazë, në fakt janë katër gjëra shumë të thjeshta, por shumë jetësore, nëna, ose mama, vëllezërit dhe motrat, shtëpia dhe së fundmi fshati, apo komuniteti”, thotë Zhupani. Këto janë katër elementet me të cilat inspiruesi Hermann Gmeiner, emrin e të cilit ka marrë dhe rruga, ngriti një fshat, që e quajti SOS
Për drejtorin dhe nënat SOS, këta fëmijë janë puna, por dhe jeta e tyre
Drejtori, “babai” por dhe manaxheri i fshatit
Është folur shumë për figurën e nënës në fshatin SOS, por një rol të rëndësishëm ka dhe drejtori, që dashur pa dashur është figura e babait për këta fëmijë. Në krye të fshatit është Drejtori i fshatit, i cili është përgjegjës i drejtpërdrejt për familjet. “Për drejtorin dhe nënat SOS shpesh dilema është e madhe, pasi ky fshat dhe këta fëmijë janë puna, por dhe jeta e tyre. Në këtë dilemë ne shpesh detyrohemi të kujtojmë se jemi fshat por edhe organizatë. Duhen vënë kufi, që të mos ju shndërohet kënaqësia e punës në pjesë e jetës familjare”, thotë Edmond Zhupani, drejtor nacional i fshatit SOS.
Drejtori i fshatit jeton në fshat sëbashku me familjen në një nga ambientet e fshatit. Ndërsa mama jeton aty me fëmijët pesë ditë në javë dhe dy ditë të tjera shkon në familjen e vet. Nuk është e lehtë për SOS që të ndërtoj dhe mbaj familje me një prind, pra vetëm me mamën. Nëna në këtë shtëpi plotëson vetveten. Kjo grua lidhet shumë me një pjesë të fëmijëve. Ato janë gra të divorcuara, me fëmijë, por dhe gra që skanë fëmijë. Kur janë të divorcuara ato mund të kenë disa fëmijë, por vetëm një ju lejohet që të mbajnë në fshat, pasi po ti mbajnë të dy, apo të tre fëmijët aty, aq sa kanë, mund të krijojnë probleme më fëmijët e tjerë të fshatit, për të cilët gjithashtu duhet të kujdesen njësoj. “Është shumë e vështirë që të gjesh një çift, kjo pamundësi çon në rezultatin që drejtori i fshatit të jetë nga të paktët fugura mashkullore në fshat dhe ndërsa ngarkohet shpesh me përkushtime ndaj familjeve i krijon dhe lehtësira atij personi që mund të jetë number one, figura bazë që iu është përkushtuar dhe mbështet familjen”, shpjegon Zhupani. Drejtori në vetvete ka nevojë që të kuptojë që është pjesë e organizatës e si i tillë duhet të zhvillohet si lider që të balancojë jetën e tij private me atë çfarë kërkon jeta dhe puna në fshat. Ai në fshat nuk jeton vetëm, në një nga shtëpizat e fshatit SOS ai jeton sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Të krijohet përshtypja që drejtori duhet të jetë mashkull, por mund të jetë dhe femër, pasi qëllimi krzesor është që të krijoj një balanc, të jetë manaxher i mirë dhe këtë rol mund ta luaj dhe një grua e fortë dhe inteligjente.