E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet hajduti i dyqanit

28/02/2005  Arrestohet nga policia e Kavajës një hajdut dyqanesh. Përparim Madani, lindur dhe banues në Tropojë u kap në flagrancë teksa grabiste pronën e një shtetasi me banim në Kavajë. Sipas verifikimeve me gjurmët e gishtërinjve, u faktua se 44-vjeçari ishte autor i vjedhjes së një dyqani tjetër të ndodhur në 5 janar të këtij viti. Vepra e kryer nga tropojani parashikohet nga neni 134 i kodit. I arrestuari nuk ka precedent të mëparshëm penal. Materialet iu kaluan akuzës për hetime të mëtejshme. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›