Ndalohet, vodhi babanë
28/02/2005 I grabiti të atit 650 mijë lekë të vjetra dhe ndalohet nga policia. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë të ditur se në Kavajë u prangos Gëzim Kotorri. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim në datën 21 shkurt. Ai u denoncua nga i ati, Ramazani, të cilit i kishte vjedhur paratë e përmendura më sipër. Që nga dita e grabitjes ai qe larguar nga shtëpia dhe qëndronte nëpër banesat e shokëve. Kotorri nuk ka precedent të mëparshëm penal. Dosja iu dërgua akuzës për veprime të mëtejshme mbi ngjarjen e pazakontë.