E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbulohet banda e hajdutëve adoleshentë

28/02/2005  Tre grabitësit e mitur vidhnin agjensi turistike dhe dyqane

Zbulohet nga policia e kryeqyteti një grup hajdutësh adoleshentë. Zëdhënsja për shtyp e drejtorisë së policisë së Tiranës bën të ditur se efektivat e komisariatit nr 2 vunë në pranga pasditen e djeshme Petro Gogon dhe Emiljano Ymerin, përkatësisht 17 dhe 16 vjeç. Alma Katragjini saktëson se ata së bashku me një lypës me inciale S.S kanë vjedhur me thyerje agjensinë turistike "Ouen Virxhin", ku kanë marrë 2400 dollarë dhe 300 mije lekë.

Banda

Veç kësaj, mesnatën e datës 26 shkurt kanë tentuar të vjedhin lokalin Fats Fud si dhe arkën e pensionistëve në rrugën "Sami Frashëri". Mësohet se S.S është proceduar shumë herë për vjedhje por nuk është proceduar pasi është minoren. Si të mos mjaftonte vjedhja me thyerje e agjensisë, 3 hajdutët janë autorë të një sërë grabitjesh të kësaj natyre. Alma Katragjini saktëson se nga puna e bërë në rrugë operative si dhe nga krahasimi i gjurmëve të gjetura në vendet e ngjarjeve, u arrit të zbulohej se në dhjetor, janar dhe shkurt të arrestuarit kanë shtyrë S.S të kryejë plot 10 vjedhje. Në datën 21 dhjetor të vitit të shkuar minoreni ka vjedhur agjensinë turistike "Virxhinia Travel", ku vlera e dëmit është 120 mijë lekë dhe paskëtaj një Fatsfud. Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur lypësin hajdut në një kopësht, ku ka marrë shumë orendi kuzhine. Grabitjet kanë rinisur sërish në 4 janar ku u vodh "Ekselent" me vlerë 700 mijë lekë. Në 17 janar, pësoi të njëjtin fat agjenisa "Ulises", me 100 euro. Mbrëmja e po kësaj dite ka shënuar dhe bastisjen e dyqanit "Bauty and shine" ku mori 20 mijë lekë. Alma Katragjini shprehet se një ditë më pas u grabit një supermarket me vlerë dëmi 200 mijë lekë dhe parukeri "Sabina". Në 21 shkurt S.S vodhi një sallon bukurie dhe një natë më pas bar "ekualips", ku mori nga arka 220 mijë lekë. Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe u bllokuan 2400 dollarë, 30 mijë lekë, një palë pinca, një palë gërshërë. Këto mjete u shërbenin hajdutëve për të realizuar vjedhjet. Materialet në ngarkim të tyre iu dërguan për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit. F.Bramo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›