Vetvrasja në komisariat, ekspertiza sot në prokurori
28/02/2005 Akti i ekspertimit të vdekjes nga një plumb pistolete në zyrën e komisariatit nr katër të Agim Dakës, vëllait të Bujar akës, i arrestuar dy javë pas arratisjes, nuk ka mbërritur ende në prokurori. Burime nga organi i akuzës, saktësojnë se deri në momentin e ardhjes së ekspertizës, mbetet si provë dhe dëshmi vetëm deklarimi i shefit të krimeve Dritan Çuko. Pasi shkresa e policisë shkencore të dërgohet në prokurori, atëherë hetuesit do të dalin me një konkluzion që e dërgon dosjen drejt mbylljes, nëse provohet vetvrasja dhe rihap hetimin në të kundërt.