Aksidenti, thyen këmbët motoçiklisti
28/02/2005 Një motoçiklist ka shpëtuar paq nga vdekja e sigurt nën rrotat e një automjeti. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë të ditur se ditën e premte, benzi me targa LU 6902B, drejtuar nga Ali Kaçiu është përplasur me një motorçikletë ku udhëtonte Naim Hasa. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Peqin-Rrogozhinë. Të njëjtat burime saktësojnë se 40-vjeçari ka thyer të dyja këmbët dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ali Kaçiu u vu në pranga nga inspektorët e qarkullimit rrugor, pasi vepra penale e konsumuar nga ai parashikohet nga neni 290/1 i kodit penal.