Rama fton Meten per bashkepunim
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama sulmoi dje nga Shkodra, kryeministrin Sali Berisha por zbuti tonet me ish aleatin e tij Ilir Meta. Ne mbyllje te "Dialogut me Shqiperine" ne veri, Rama u shpreh para banoreve se kryeministri po sillet si nje drejtor komunaleje, ndersa Meta eshte nje mik qe ka humbur rrugen. Edhe pa te cilin ai u shpreh se PS i fiton zgjedhjet. Sipas kryesocialistit, kreu i qeverise, bredh neper Shqiperi per te pervehtesuar punet komunale. "Ky Kryeminister shkon e inaguron rruget e shtruara nga kryetaret e komunave dhe nuk thote ku jane 8000 km e premtuar ne rruget rurale. Ky eshte i fundit Kryeminister qe sillet si drejtor komunaleje", u shpreh ai, ne vizitat e bera ne disa komuna te Shkodres. Sipas tij, varferia, papunesia, korrupsioni jane ulur kembekryq mbi Shqiperine dhe shqiptaret ndaj shqiptaret duhet te votojne ndryshe ne zgjedhjet e 2009-tes. "Fjalet jane te teperta, sepse varferia flet vet. Sepse papunesia flet vet, sepse injoranca flet vet me aktet e saj te dhunes dhe korrupsionit. Fjalet jane te teperta, sepse eshte koha e bashkimit, koha e lidhjes mes njerezve, jo permes rrugeve te partive, por ne rrugen e perbashket te transformimit dhe ndryshimit rrenjesor te kesaj gjendjeje", vijoi Rama duke kerkuar rrezimin e politikes se vjeter. Kreu socialist sqaroi dhe ndryshimet e fundit qe ju bene Kushtetutes. Ndryshime qe i kushtuan partise se ai drejton, humbjen e nje aleati, LSI-se e cila i kundershtoi ashper. Rama sqaroi se ndryshimet, nuk forcojne Kryeministrin, po rrisin pergjegjeshmerine e tij dhe te Kuvendit karshi popullit shqiptar. "Per mocionin e besimit ne kemi te pergjegjeshem popullin shqiptar dhe ne qoftese nje i cmendur kryeminister, shperndan parlamentin, ketij te cmenduri populli shqiptar nuk i jep me vote per tu bere kryeminister", argumentoi kreu socialist. Ai vijoi gjithashtu se me nderhyrjet e bera ne ligjin themeltar, nuk eshte dobesuar as roli i Presidentit. "Mos harrojme se ky nuk eshte konsensusi i Edi Rames me Sali Berishen, por i te gjithe shqiptareve me njeri tjetrin", mohoi ai Ilir Meten. Duke u ndalur tek ky i fundit, Rama e quajti para banoreve te Shkodres, nje mik qe ka humbur rrugen. "Natyrisht qe ne jemi me dyer te hapura, me te gjithe ato qe duan ti bashkohen platformes sone te bashkimit te ri", tha Rama duke ftuar dhe Meten qe ai nuk e quajti as armik dhe as kundershtar te PS-se. Kreu socialist theksoi se per kete ceshtje, selia roze eshte treguar e permbajtur dhe eshte munduar ta mirekuptoje nje njeri qe ka nje problem jo te vogel me veten dhe qe per kete arsye ka bere ne vazhdimesi deklarata dhe veprime te pa pershtashme. "Ai eshte peng i mllefit te tij dhe une jam i keqardhur per kete sepse ne nje politikan kariarre njerzit kane investuar me voten e tyre dhe besimin e tyre dhe nga ana tjeter une uroj qe drita e arsyes te ndizet ne rrugen e Ilirit dhe ai te kuptoje se eshte ne rruge pa krye", vijoi Rama. Gjate dites se djeshme, Rama celi dhe ciklin e Konferencave rajonale per Bujqesine po ne Shkoder. Ai e vleresoi si nje nga proceset me te medha dhe serioz qe ndonje force politike ka ndermare. Per te arritur tek konferencat rajonale jane zhvilluar mbi 300 tryeza te bujqesise ne mbare vendin.
Partia Socialiste nuk terhiqet nga idea per mocion mosbesimi ndaj Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. "Idea nuk eshte qellim ne vetvete, por e lidhur me faktin se spikeria e parlamentit po sillet ne menyre abuzive me detyren" tha kryetari i PS-se, Rama. Keshtu kreu i selise roze theksoi edhe njehere se shume shpejt ceshtja e mocionit nuk eshte harruar aspak nga PS e aq me teper te jete lene menjane. Perkundrazi do te realizohet shume shpejt.
Gjate fjales se tij ne Shkoder, kreu socialist nuk la pa permendur dhe tragjedine e Gerdecit. Ai kerkoi, qe t'i shkohet deri ne fund jo politika, por drejtesia. Rama i kerkoi kryetares se Kuvendit, Topalli qe te mos e anashkaloje imunitetin e ish ministrit te Mbrojtjes, Mediu, po ta sjelle sa me pare ne Kuvend. "Ne momentin qe nga forcat qeveritare vjen presioni drejt prokurorise, ne nuk mund te bejme tjeter, por te ngrejme menjehere barrikadat per shkak se mendojme se Prokuroria po ecen perpara dhe nuk kemi arsye per ta paragjykuar apo gjykuar ate", tha Rama.