Jupi: Kombëtares i duhen ushtarë, jo gjeneralë
Drejtori teknik i Shqipërisë, Redi Jupi, tregon planin e FSHF-së për trajnerin e ri dhe kombëtaret zinxhirë
Shqipëria e ka mbyllur aventurën e saj në eliminatoret Euro 2012. Jemi renditur në vendin e parafundit, edhe pse gjatë rrugës ëndërruam për një kualifikim, që mbeti thjesht një ide për kuqezinjtë. Por çfarë duhet të ndryshojë Shqipëria që të eci në rrugën e duhur? Çfarë kërkohet nga trajneri i ri, emri i cilit mbetet ende enigmatik?
Redi Jupi, aktualisht në rolin e drejtorit teknik në përfaqëuesen e Shqipërisë, por edhe përgjegjës i kombëtareve zinxhirë të kuqezinjve, në një rrëfim enkas për Sportin shqiptar analizon gjithçka. Sëmundjen e trajnërëve shqiptarë, të cilët nuk preferohen për kombëtaren kuqezi. Kulturën e futbollistëve në të gjitha ekipet, duke filluar që nga U-17, U-19, kombëtaren Shpresa dhe kombëtaren e madhe. Por edhe afatin e caktimit të trajnerit të ri.
Strategjia për të ardhmen
Në fakt, nuk është se po mendohemi për të ardhmen vetëm tani, që ka mbaruar edicioni futbollistik, por kur mbyllet një cikël lojtarësh dhe kur mbyllet edicioni, duhen bërë disa bilance. Por të them të drejtën, ne ende sna ka mbaruar puna, sepse kombëtaret zinxhirë vazhdojnë të kenë aktivitet. Gjithsesi, koha është e gjatë dhe strategjinë që kishim po mundohemi ta përforcojmë. Kombëtarja tani është në një moment udhëkryqi, pra tepër të rëndësishëm nga të gjitha anët.
Disa lojtarë të rëndësishëm të kombëtares që për shumë vite kanë mbajtur barrë në ekip, tashmë kanë dhënë lamtumirën. Është momenti për disa nga këta të rinjtë nga 24-28 vjeç të linjës së dytë. Ata kanë kohë në përfaqësuese, por tashmë duhet të mbajnë peshë, sepse ende spo e kuptojnë rolin e tyre në ekip. Problemi tjetër është elementi i ri që duhet afruar për të zëvendësuar linjën e parë, pra Lalën & Co.
Në këto dy ndeshjet e fundit u konstatuan shumë gjëra, pra morëm shumë sinjale se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Në Maqedoni ishte një ndeshje e mirë, ndërkohë që e para me Azerbajxhanin kishte probleme, pasi veç rezultatit, edhe pjesa e parë kishte probleme. Një temë shumë e madhe në kampin tonë nuk është vetëm caktimi i trajnerit apo strategjia e kombëtares.
Por secili nga lojtarët duhet të kuptojë rolin e tij në kombëtare. Nuk i referohem vetëm kombëtares A, por deri tek U-17, duke marrë shkas nga ndeshja e pak ditëve më parë përballë përfaqësueses së Kosovës. Çdo lojtar duhet të kuptojë peshën që mban dhe çfarë i kërkohet për të bërë në ekip. Kjo është një politikë në të cilën ne do të bazohemi shumë në vazhdim. Ekipi kombëtar nuk ka nevojë për lojtarë të veçantë. Jam i idesë se kombëtarja jonë asnjeherë ska pasur futbollistë të mëdhenj.
Ata kanë qenë gjithnjë në nivelin mesatar në kampionatin tonë, apo edhe në kampionatet e huaja. Asnjëri prej tyre ska qenë ndonjëherë në 100 emrat e listës për Topin e artë. Pra, lojtarët tanë janë të një nivele mesatar dhe në Europë smund të mbajnë nivelet që pretendojnë disa. Atëherë politika jonë ngelet tek ajo, që të ngremë ekipe me disiplinë, ku gjithsecili të vijë e të bëjë detyrën e tij. Ne nuk i kërkojmë asnjërit të marrë peshë ekstra më tepër nga çfarë i takon, mjafton të bëjë atë që duhet me seriozitet dhe profesionalizëm.
Kombëtarja A dhe ato zinxhirë
Ecuria midis kombëtareve të moshave dhe asaj A është pak inverse, sepse kur kombëtarja e madhe ka ecur mirë, ato të moshave kanë çaluar. Ndërkohë që tashmë krahët janë ndërruar. Më parë kombëtarja A ka ecur shumë mirë, ndërkohë që skuadrat e moshave pësonin shumë gola. Ndërkohë, në këtë moment U-17, U-19, U-21 po ecin me hapat e duhura. Edhe pse kemi punuar në një kohë emergjente, sepse edhe koha ska qenë e mjaftueshme.
Të them të drejtën, me njerëzit që kemi në dispozicion kemi bërë mrekullira në një kohë tepër të shkurtër. Kjo është meritë e sistemit që kemi ngritur dhe ska njerëz të veçantë apo heronj, suksesi u takon të gjithëve. Kombëtarja e madhe ka qenë gjithnjë e para në aspektin e imazhit dhe asaj çka treguar në fushën e blertë, ndërkohë që në këtë moment është pak më poshtë se ekipet zinxhirë, sepse është momenti që preka më lart, ai udhëkryqit.
Nëse në skuadrat e moshave janë rindërtuar gjërat dhe po merren frytet 1-vjeçare, në skuadrën e parë puna sapo ka filluar sipas strategjisë sonë. Jam shumë i sigurt që kombëtarja do të arrijë rezultate shumë të mira, gjithnjë nëse do të punojmë sipas sistemit tonë. Pra, çdo njeri të kuptojë pozicionin e tij. Ne skemi nevojë për shpëtimtarë në ekipin kombëtar.
Problemi ynë është mentaliteti. P.sh., tek Shpresat ka lojtarë që nuk e pranojnë stolin dhe të jeni të sigurtë që do të largohen. Ne kemi nevojë për të gjithë, por jo për ndonjë në veçanti. Ndërsa ata kanë shumë nevojë për ekipin kombëtarë. Përfaqësuesja është diçka e madhe për të gjithë. Ky mund të jetë defekti yni, juaji dhe i të gjithëve me radhë, pasi kemi dashur të veçojmë lojtarë të pazëvendësueshëm. Ne sjemi kualifikuar ndonjëherë në botëtor nga ndonjë individ. Ne duhet të formojmë një grup të mirë, me disiplinë të mirë, lojtarë që dinë vendin e tyre.
Jupi: Trajneri sdo jetë shpëtimtari i kombëtares
Patjetër që jam konsultuar çdo ditë me z. Duka për problemin e trajnerit të ri. Është një çështje shumë sensitive në radhët tona. Unë që kur kam ardhur në FSHF, jam munduar të mos i jap shumë rëndësi rolit të trajnerit, sepse kemi një mentalitet që gjithnjë lidhet me kreun. Është e vërtetë që trajneri është një peshë e madhe në skuadrën kombëtare. Të gjithë të huajt që kanë ardhur kanë pasur rol të madh në ecurinë tonë. Ideja ime do të ishte që jo gjithçka të faturohet tek një person.
Duhet të ngrihet një drejtori teknike, të cilën ta ketë në suport trajneri që do të vije. Ai të jetë për rifiniturën e çështjeve teknike. Patjetër që trajneri zgjedh lojtarët që do të grumbullohen, kush do të luajë, por strategjinë e mbarëvajtjes së futbollit duhet ta mbajë dhe ta bëjë institucioni. Ideja ime është që trajneri duhet të na njohë mirë ne dhe jo vetëm ne të njohim mirë atë.
Nuk ka rëndësi trajner i huaj apo shqiptar. Ideja ime është që trajneri duhet të na njohë mirë ne dhe jo vetëm ne të njohim mirë atë. Kur i gjithë opinioni sportiv në Shqipëri fillon e bën analiza për kulturën sportive, shkollimin e pjesë të tjera plotësuese të CV-së së një trajneri, trajnerët shqiptarë marrin skartime automatikisht nga kandidimi në stolin e përfaqësueses.
Për mua, ska rëndësi i huaj apo vendës. Rëndësi kanë kriterët që përmenda. Le të jetë i huaj apo shqiptar, arab, amerikan, ska rëndësi. Lojtarët tanë janë të përkëdhelur dhe duhet një trajner i fortë që tua bëjë të qarta të gjitha gjërat, edhe pse pas tij do të jetë edhe institucioni ynë që do të vendos disa kritere. Trajnerin nuk do të na marrë ne në punë, por ne do të punësojmë atë. Ne tani planin e kemi të qartë, nuk presim të mësojmë gjithçka nga trajneri. Sigurisht, mund të përfitojmë diçka në aspektin teknik, prandaj edhe dëshirojmë një të huaj, që të jetë më lart se trajnerët tanë. Në aspektin e organizimit FSHF duhet të dijë si funksionojnë të gjitha hallkat.
Po flitet shumë që trajneri duhet të afrohet sa më shpejt. Por deri në muajin shkurt sdo të kemi ndeshje. Cilido trajner që të afrohet, do të përfitojë një pagesë që për tre muaj arrin gati shifrën e 60 mijë eurove. Pra, i bie që deri në muajin e lartpërmendur të paguajmë një njëri që mbase relativisht sdo të bëjë ndonjë punë të madhe. Ideja ime është që të zgjidhet në janar. Me paratë e kursyera ne bëjmë gjëra t
