E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dubai, ambulancë 18 metra për Gines

Dubai - I famshëm me rrokaqiejt më të lartë dhe akuariumet më të mëdha në botë, Dubai, tashmë po përgatitet të hyjë në Librin e Rekordeve Gines këtë radhë me ambulancën më të gjatë në botë. Siç bën të ditur “El Arabiya” Qendra e Ambulancës në Dubai njoftoi se ambulanca ishte 18 metra e gjatë dhe me kapacitet për 44 pacientë.

Qendra bën të ditur se ende nuk kanë hyrë në kontakt me Librin e Rekordeve Gines, por theksuan se ky ishte qëllimi i tyre.

Ambulanca e cila do të ketë cilësinë e një spitali lëvizës, do të ketë vend piste për helikopter si dhe mundësi për t’u lidhur me internetin dhe me satelitët për doktorët.

Në ambulancë do të ketë gjithashtu farmaci, shërbim radiologjie, reanimacioni dhe sallë operacioni.

Ambulanca pritet të shërbejë brenda tre muajve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›