SHBA: rrëzohet një avion luftarak, 1 i vdekur
Kaliforni - Një avion luftarak i ushtrisë amerikane është rrëzuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara Amerikës. Mësohet se piloti ka vdekur dhe është plagosur një tjetër. Sipas njoftimit të Forcave Ajrore, avioni luftarak T-38 u rrëzua mbi Shkretëtirën Mojave, 15 kilometra në veri të Qendrës Ajrore gjatë një fluturimi mësimor. Si pasojë,piloti 30 vjeçar ka humbur jetën ndërsa kolegu ka arritur të shpëtojë i plagosur pasi u ngrit lart me parashutë nga kolltuku.
Në njoftim bëhet e ditur se ende vazhdojnë kërkimet për të gjetur shkakun e rrëzimit të avionit.
Në njoftim bëhet e ditur se ende vazhdojnë kërkimet për të gjetur shkakun e rrëzimit të avionit.