Italia mbështetje shëndetësisë në Kosovës
Prishtinë-Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, ka takuar një delegacion italian i cili pritet të përkrahë realizimin e prioriteteve të Ministrisë. Në këtë takim me delegacioni italian që shoqërohej nga Ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Gifoni, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e shëndetësisë, ndihmën e kontributin e veçantë që ka dhënë "Cooperazione italiana" për shëndetësinë në Pejë si dhe gatishmërinë e Italisë për të kontribuar në realizimin e prioriteteve të MSH mes tjerash edhe Kardiokirurgjinë.
Ministri Gashi i ka dhënë vend me rëndësi dhe mbështetje të plotë zhvillimit të kardiokirurgjisë dhe ekspertët italianë do të qëndrojnë në Kosovë për të vënë bazat, zhvilluar edukimin e vazhdueshëm profesional të kuadrit vendor në Kosovë dhe Itali si dhe për të implementuar projektin e Kardiokirurgjisë në Kosovë. Ministri Gashi garantoi mbështetje të vazhdueshme për ekspertët italianë që do të qëndrojnë në Kosovë me hapësira dhe mjetet e nevojshme teknike për të parashtruar dhe filluar implementimin e Kardiokirurgjisë. /rtk/