Izraeli vret dy palestinezë
Gaza - Mëngjesin e sotëm u vranë dy militantë palestinezë të armatosur gjatë përleshjeve në kufirin Gaza-Izrael. Në njoftimin zyrtar që bëri ushtria izraelite, autoritet theksuan se kishin zbuluar dy militantë palestinezë duke vendosur bomba në kufi. Ata i kishin ndjekur deri në brendësi të Gazës dhe i kishin vrarë.
Në njoftim thuhej se tek të vrarët ishin gjendur pushkë dhe bomba dore.
Qyshprej janarit kur mbaroi mësymja izraelite ndaj Hamasit, gjendja në kufi mund të konsiderohet e qetë relativisht.
Përveç disa sulmeve sporadike lokale me raketa joprofesionale dhe disa përleshje të vogla, nuk ka patur luftime serioze.