Dublohet Glover, një austriak do të koordinojë misionin
Autori i Lajmit: red.
VEZHGUESIT E ODIHR/OSBE
Ankesat e kryemnistrit Berisha për drejtuesen e misionit të vëzhguesve, ambasadoren Glover, nuk kaluan pa rezultat. Dje OSBE dhe ODIHR, në emër të objektivitetit të monitorimit të zgjedhjeve caktuan një person garant për paanshmërinë e konkluzioneve të vëzhgimit. “ODIHR dhe OSBE shprehin vendosmërinë për të punuar së bashku për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit në Shqipëri”. Kjo deklaratë është bërë e ditur gjatë takimit në Varshavë mes drejtorit të zyrës së ODIHR, ambasadorit Janez Lenarçiç dhe zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosruk. Emri i ambasadores Glover është kundërshtuar fort nga kryeministri Berisha, për shkak se në zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, ku opozita bojkotoi procesin, vëzhguesit e ODIHR hartuan një raport që i ngarkonte përgjegjësi qeverisë së atëhershme për manipulimet. Në krye të misionit të dytë të ambasadores Glover në Tiranë, kryeministri Berisha dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk e kanë takuar drejtuesen, ndërkohë që nga kreu i KQZ, i është kërkuar dorëheqja. Ndërkaq, ndërhyrja e ambasadorëve të trojkës evropiane bëri që Berisha të tërhiqet dhe KQZ të pranojë zyrtarisht Glover për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Lenarçiç dhe Groskuk kanë bërë të qartë, se për të forcuar demokracinë në Shqipëri dhe integrimin e mëtejshëm të vendit në strukturat euroatlantike, bashkëpunimi dhe partneriteti mes ODIHR dhe OSBE, si dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, do të jetë thelbësor për vlerësimin objektiv dhe të faktuar të zgjedhjeve.
Austriaku Grosruk është caktuar nga kryesia e OSBE si koordinator special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij në zyrën e ODIHR, Grosruk u informua për aktivitetet e ODIHR, përfshi përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare shqiptare.
ODIHR ka vendosur një mision vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri të drejtuar nga ambasadorja Odri Glover e Britanisë së Madhe. Misioni është caktuar që në maj, por Glover ka kërkuar 400 vëzhgues afatshkurtër nga vendet anëtare të OSBE, që të marrin pjesë në ditën e zgjedhjeve.
Një deklaratë e përbashkët për konkluzionet dhe vlerësimit e zgjedhjeve do të publikohet nga OSBE dhe ODIHR një ditë pas zgjedhjeve, më 29 qershor, ndërsa raporti final për këto zgjedhje do të bëhet publik disa javë pas votimeve të 28 qershorit.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009