Mali i Zi nuk fton presidentin Sejdiu në samitin rajonal
Autori i Lajmit: red.
Pas Presidentit maqedonas, Ivanov, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është anashkaluar edhe nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Mediat kosovare bëjnë të ditur sot se në Samitin e presidentëve të shteteve të Evropës Juglindore me moton “Diversiteti i pasurisë kulturore - menaxhimi dhe promovimi turistik”, që do të mbahet nesër në Cetinjë, në ftesat zyrtare të presidentit Vujanoviç nuk është përfshirë edhe ftesa për Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Një gjë e tillë është bërë e ditur sot nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi, ndërkohë që zyra e shtypit të Presidentit të Kosovës ende nuk ka reaguar lidhur për këtë.
Në këtë forum të shteteve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë krerë shtetesh të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, etj, të cilët do të priten nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Në forum do të jenë gjithashtu të pranishëm, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Devis, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Koiçiro Macura. Gjatë punimeve të Forumit, të organizuar nga UNESCO, - organizata më e madhe ndërkombëtare e angazhuar në sektorët e edukimit, shkencës dhe kulturës, do të diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal, politik, arsimor e kulturor mes vendeve të Evropës Juglindore. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të diskutojnë për kontributin e UNESCO-s në rajon, Shqipëri e Kosovë. Në këtë forum, Shqipëria do të përfaqësohet nga presidenti Bamir Topi, që do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe me homologë e drejtues të tjerë të lartë, pjesëmarrës në Forum.
Në ftesat që ka shpërndarë Vujanoviç ka munguar ajo për Presidentin e Kosovës.
Sejdiu nuk mori pjesë as në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ndërsa në ceremoni u thirrën kryetarë shtetesh nga të gjitha shtetet e rajonit. Vetë Presidenca e Kosovës pohoi se mori ftesë, por pa shpjeguar asnjëherë arsyet se pse zgjodhi të mos marrë pjesë. Sejdiu anuloi më pas një vizitë të lajmëruar në Shkup, vetëm pasi mori konfirmimin nga Presidenti maqedonas që vizita të ishte private dhe jo zyrtare.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009