Ducati 749, një motorr i jashtëzakonshëm
12/05/2005 Krahasuar me supermotorrash që shohim zakonisht në televizor, modeli Ducati 749 ka një R dhe rreth 250 centimetra kubik në cilindratë më pak. Tërësisht e kuqe dhe falë edhe aftësive të saj ajo shumë lehtë mund të ngatërrohet me modelin tjetër që ka një cilindratë më të madhe. Ato janë si dy pika uji, që kohët e fundit janë perfeksionuar estetikisht dhe aerodinamik me disa prekje të vogla por të shumta. Ndryshimet e këtij modeli janë bërë për të rritur sigurinë e pilotit, për t’i dhënë atij mundësinë për të pasur një kalim aerodinamik, krahasuar me modelet e mëparshme. Ndërkohë që ngjyrat e tij nuk kish si të mos ishin ato tradicionalet, e kuqja, e verdha dhe e zeza. Ndërsa fenerët nuk janë lëvizur nga pozicioni i tyre i mëparshëm. Tashmë Ducati 749 është thjeshtëzuar në disa detaje. Në këtë rast nuk ka më amortizator për drejtimin.
Ndërsa struktura është e realizuar me një arkiteturë me rrjet tubash hekuri, strukturë kjo që i jep mundësi motorrit të funksionojë më mirë. Ky model karakterizohet nga një rezistencë e madhe falë një monoamortizatori, që i jep pilotit mundësinë maksimale për të ndërhyrë në pjesët hidraulike. Ndërkohë që të gjitha të dhënat flasin për një model super, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, shumë të rehatshëm dhe të lehtë në përdorim, praktik gjatë udhëtimit dhe shumë i sigurtë. Model i preferueshëm edhe për gratë.