E Hënë, 2 Nëntor 2026

Triumph Speed Four, ‘Lakuriqi’ anglez me një stil personal

12/05/2005  Me Speed Four, Triumph bën një hap përpara për të sjellë një motorr që karakterizohet nga një personalitett i fortë, dhe në të njëjtën kohë i kushton një vëmendje të madhe edhe dizenjimit interesat dhe teknologjisë së avancuar, dhe me një çmim konkurues. Nëse në vitin 2002, në epokën e prezantimit të tij të parë çmimi ishte rreth 9 mijë euro, çmimi i dyrrotëshit anglez ka rënë në mënyrë të ndjeshme, dhe tashmë mund ta gjejmë 7 790 euro.

Në të vërtetë Triumph Speed Four nuk është gjë tjetër veçse një motor supersportiv e zhveshur tërësisht nga veshja e saj, ajo TT 600 që nuk kishte ngjallur shumë entuziazëm, ndoshta edhe si pasojë e mungesës së një dhuntie, që kurrsesi nuk mund të mos jetë në shtëpinë Hinkley. Tani ky është një model që është zbutur me ‘lakuriqësinë’ e tij, duke u bërë thirrje të gjitha të apasionuarve të mos vonojnë të hedhin vështrimin mbi të. Sigurisht që frymëzimi për këtë model vjen nga vëllai i tij më i madh, me pjesën e poshtme të kromuar, shenjë kjo e pagabueshme e ‘lakuriqve’ anglezë dhe me kubenë e vogël me një dizenjim shumë personal, brenda së cilës gjendjen në vendin e tyre të gjitha mjetet.

Sa për të tjera gjithçka është tradicionale, me telajon alumin i lyer në të zezë, apo edhe në blu, elegant dhe sportiv në të njëjtën kohë. Ndërsa lidhur me vendqëndrimin e drejtuesit Speed Four e detyron atë të qëndrojë disi përpara dhe me pedalet më të larta se motorrët e tjerë. Një motorr ky që, ndoshta fillimisht mund t’i trembë qytetarët, por që realisht është shumë i rehatshëm. Por gjithmonë përdoruesit e tij do të fitojnë shumë, përveç një shpejtësisë dhe një model me nivel të lartë estetik, që nuk prish kurrë punë.

Shala është e butë, dhe disniveli me përmasat nuk janë të ndjeshme. Pjesa motorrike e Speed Four është ajo e një supersportive me një takometër dhe kilometrazh dixhital, ndërkohë që ftohësit janë me ujë, pasi brenda në qytet zakonisht temperatura rrite shumë.

Një version i ri i Triumph, që jo vetëm është i këndshme si dizenjim, i rehatshëm gjatë drejtimit dhe udhëtimit, por që cilësitë e tij më të mira do të arrihen të kuptohen vetëm në shpejtësi. Pamja e tij përkrah me kurajo telajon e tij të butë, duke qenë kështu një nga pikat më të forta të këtij modeli, të përshtatshëm për të gjitha moshat. Ndërkohë ja dhe një detaj tjetër. Prej pak kohësh është hedhur në treg Urban Daytona, që vjen prej Daytona 600 në të njëjtën mënyrë prej së cilës Speed Four rrjedh prej modelit të mëparshme TT 600. Por duke pasur një të veçantë: mund të ndryshojë pozicion sipas gjendjes shpirtërore të drejtuesit. Ofron shumë por kushton edhe shtrenjtë. Por gjithsesi Speed Four kurrë nuk do të ishte një zgjedhje e gabuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›