“Metropol” Ditëlindja e Fjalës
12/05/2005 Në 1-vjetorin e gazetës “Metropol” dje, në mjediset e hotel “Rogner” është organizuar seminari: “Media e shkruar, prirje dhe fenomene”, ku morën pjesë publicistë, editorë, shkrimtarë, kritikë dhe stafi i gazetës bashkë me botuesin, Alban Xhaferrin
Për të përthyer realitetin dhe për të marrë vesh se ç’ka ndodhur, siç duket nuk u mjaftoka një ceremoni e thjeshtë “festimi mediatik”, ku vetëm troken gota vere. Përkundër kanoneve të deritanishme, në një vjetorin e gazetës së përditshme “Metropol”, dje në mjediset e “Rogner”-it u mblodhën jo opinionistë si ata që të zenë sytë në rutinën e mediave. Ata që kanë nisur ta kthejnë politikën në një laborator studimi, publicistë, shkrimtarë, zunë vend në një tryezë të rrumbullakët, për ta kthyer për herë të parë një “gëzim” legjitim, në një debat mediatik.
Një rast që rrallë merret risku për ta përqëndruar “euforinë” nga biznesi në atë që kërkohet sot me ngulm; bashkëjetësën e pavarësisë editoriale. Ky ishte momenti ku të ftuarit, publicistë dhe editorë, rrahën mendimet mbi numrin 22, të ansamblit të të përditshmeve sot në tregun shqiptar të mediave.
Drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani, jo pa qëllim do t’i shkonte mendimi te tendenca e indiferencës totale të kriticizmit, ku me ironi: “Ke të drejtë të flasësh dhe jo të dëgjohesh”, fshikulloi si një nga shqetësimet më serioze, gati aksiomë absurde, ku i qëllon tregut të sotëm mediatik.
Me referencën e një media të re në treg, si “Metropol”, modestisht, ceremonia e organizuar me këtë rast, e ktheu më shumë vëmendjen te një njohje më imediate. Tek të pranuarit e gjithë këtij kaosi, ku nuk përjashtohet dhe gazeta për të cilën dje, zyrtarisht, u krye një ceremoni, si “hermes” do ta cilësonte dikush, që ka ngritur targetin e “kushtueshëm” për te lexuesi.
Në rrethin e të ftuarve ajo që ra në sy, për herë të parë, ndoshta nuk u shfaq “implikimi”, që në këtë rast do t’u shkonte mendja çdokujt te fushata elektorale politike. Pa më të voglin mendim, rreth kësaj “ngjarje kombëtare”, miqtë e medias njëvjeçare i takonin spektrit më racial shoqëror, më të kulluar. Njerëz të kulturës, miq bashkëpuntorë të gazetës, kritikë, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve mediatike, editorë etj., nën sfondin e pianos së profesor Robert Radojës dhe violinës së Ramazan Pekut, kërkonin jo vetëm njohjen virtuale, por komunikimin e thjeshtë, për të kaluar kortezinë.
Dimensionet e një mediaje, ndoshta për kritizerët ishte i vështirë përcaktimi. Sidomos për rastin, qëllimi i të cilit i bashkoi, për gazetën “Metropol”. Jeta mjaft e re në treg kursen fjalët e bukura, por nuk anashkaloi lirinë e shprehjes, një investim që në krye i kësaj mediaje, për të mos qenë “licensë për gjueti”, u shpreh ndryshe R.Lani.
Seminari
Konkluzione
-Pavarësia editoriale nuk e përjashton qëndrimin
-Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme një ligj për shtypin, por duhet një ligj për deformim
-Ligji për informim është i mirë, por nuk zbatohet
-Mos të bjerë barra e provës mbi mediat në raste gjyqesh
-Balancimi i lirisë së shprehjes me përgjegjësinë e shprehjes
-Dukuria e Albanocentrizimit
-Mospërshtatja e medias së shkruar me zhvillimin e medias elektronike
-Gazetaria e opinionit, e aplikueshme dhe e suksesshme
-Tregu i reklamës i padrejtë
Referimet
-Media dhe politika - nevoja e ndërsjellë, - Blendi Kajsiu, komentator, gazeta “Metropol”
-Shtypi shqiptar, rruga e mundimshme drejt pavarësisë, - Remzi Lani, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias
-Në kohën e gazetarisë së opinionit, - Henri Çili, pedagog në departamentin e gazetarisë dhe komunikimit
-Gazetaria e shkruar, kërkime të reja, - Sami Neza, kryeredaktor i “Metropol”, drejtor i Qendrës dhe Informimit të Lirë