Pensionet goditen nga inflacioni

12/05/2005 Sa janë rritur pensionet nga viti në vit dhe sa do të jenë pas qershorit të këtij viti
Pensionet ‘90 deri tani janë rritur 30%, inflacioni i deklaruar 22%
Nga vitet ‘90 deri tani pensionet janë rritur 30 për qind, ndërkohë që ato janë goditur rëndë vazhdimisht nga inflacioni. Krahas rritjes së pensioneve është shtuar dhe inflacioni, në masën 22 për qind, të paktën kaq është i deklaruari zyrtarisht. Gjatë gjithë këtyre 13 viteve janë bërë përpjekje për të ngushtuar këtë disnivel.
Pensioni mesatar në qytet
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ilir Beqja, shpjegon se pensioni mesatar në qytet është 8400 lekë së bashku me kompensimet, që u çua në 10.500 lekë vjet dhe këtë vit arrin në 11.370 lekë. Por të moshuarit, përveç pensioneve, përfitojnë dhe barna falas. Kështu që, mesatarisht të moshuarit e sëmurë përfitojnë 1.500 lekë të reja në muaj.
Pensioni minimal
Pensionet vazhdojnë të jenë nën vlerën e tyre reale. Kjo, pasi për vite me radhë janë goditur nga inflacioni dhe nuk kanë njohur rritje të ndjeshme. Pensioni minimal në dhjetor të vitit 2004 ka qenë 7260 lekë plus 500 lekë nga kompensimet. Deri vjet, ky pension ishte rritur në masën 92 për qind krahasuar me vitet ‘90, pas qershorit të këtij viti do të pësojë një rritje deri 96 për qind.
Pensioni maksimal
Pensioni maksimal në vitet ’90 ishte 850 lekë, më pas u bë 7.850 lekë dhe në këtë masë ka mbetur me vite me radhë. Vjet ky pension u rrit në 13.156 lekë. Ndërsa këtë vit do të shkojë deri 15.700 lekë.
Numri i pensionistëve është dyfishuar
Një prej faktorëve që pensionet nuk mund të rriten shumë ndjeshëm është dhe fakti që numri i pensionistëve është dyfishuar krahasuar me vitet ’90. Kështu në vitin 1992, numri i pensionistëve ka qenë 240 mijë vetë. Në vitin 1994 u shtua me 340 mijë pensionistë dhe, aktualisht, kemi 450 mijë. Duke qenë se u rrit mosha e daljes në pension, në vitin 2030 do të kemi po kaq pensionistë, por, ndërkohë dhe rritja ekonomike do të jetë e tillë, sa që pensioni do të jetë mëse i mjaftueshëm për të përballuar jetën.
Eshtë zgjatur jeta e shqiptarëve
Thonë shumë që të moshuarit mund ta gëzojnë këtë pension vetëm 7 vjet, pasi dalin në pension në moshën 65 vjeç dhe jetëgjatësia mesatare është 72 vjeç. Por, sipas INSTAT, jetëgjatësia mesatare për meshkujt është rritur në 78 vjeç, ndërsa për gratë jetëgjatësia është rritur në 81 vjeç.
Raporti pagë-pension
Paga mesatare në vitin 2004 ishte 18.700 lekë, ndërkohë që pensioni mesatar është 8.400 lekë. Pra, shkalla e zëvendësimit është 50 për qind. Ndërkohë që 40 për qind është dyshemeja e caktuar nga ILO dhe Konventat Evropiane, sqaroi Bejtja.
ISSH ka ende nevojë për lekët e buxhetit
Raporti midis kontribuesve dhe pensionistëve duhet të jetë 1 me 3. Të paktën kaq është në çdo vend të botës, që nuk mund të quhet në krizë, ndërsa në vendin tonë është 1 me 1.5. Kështu që, shteti duhet të japë ca para nga buxheti i vet, për të mos u kthyer dhe ISSH-ja në piramidë. Megjithatë deri para dy vitesh ky raport ka qenë 1 me 1.
Për pensionet shpenzohen 40 miliardë lekë. Paguhen pensionet e 450 mijë pensionistëve si dhe pagesa papunësie, invaliditeti etj. Ndërsa kontributet janë 34 miliardë lekë. Ndërsa pagesat e tjera bëhen nga buxheti si pagesë papunësie, pagesa e minatorëve, pension i parakohshëm ushtarak dhe që nga viti 2000 shkolla e lartë njihet si vjetërsi për gratë. Difiçiti që duhet të mbulojë shteti është 6 miliardë lekë. Pra, në fund të 2004-ës, rreth 560 mijë ka qenë numri i pensionistëve dhe kontribuesit kanë qenë 680 mijë vetë. Pra, raporti është 1 me 1.5.
Mediat, më tepër siguracione, TV Alsat
Cila nga mediat është më në rregull me ligjin, të paktën në përkujdesjen për punonjësit e vet. Janë pikërisht TV Alsat, Top Chanel, Vizion Plus dhe Edi Sud, ku përfshihet dhe “Gazeta shqiptare”. TV Alsat pagën mesatare për të cilën ka siguruar punonjësit e kishte 21 mijë lekë, ndërsa Edi Sud 90.320 lekë. Të tjerët kanë mesatarisht 10 për qind mbi pagën minimale, pagën mesatare të të siguruarve.