Malaguti Password 250: suksesi në qytet
12/05/2005 I rehatshëm, i lehtë, me një pedalë tërësisht e sheshtë që të lehtëson transportin, si dhe me një mbajtëse për gjashtë shishe uji, Malaguti Password 205 është motoçikleta ideale
për qytetin dhe për të gjithë ata që punojnë në periferi të qytetit. Kompania italiane ka promovuar këto ditë në modelin e ri Password 250 me një çmim rreth 3 890 Euro. Me tre ngjyra të mundshme, titan, argjend metalik, dhe i zi. Shumë i rehatshme dhe me një siguri të lartë, Password vjen me rrota të larta 16-she, duke sjellë një risi për Malagutin, që duket se ka zbuluar se motoçikletat me rrota të larta janë shumë të preferueshme nga të gjithë. Kjo gjetje bënë që motoçikleta të jetë më e sigurtë, më praktike dhe e rehatshme gjatë drejtimit.
Ndërkohë që është rritur edhe mesatarja e cilindratës, nga 125 cc në 300 cc. Objektivi i kompanisë është të shiten 7 mijë në një vit. Një model shumë praktik, me një shalë shumë të rehatshme, e lartë rreth 778 mm. Po kaq e rehatshme është edhe pedalja, që është plotësisht e sheshtë dhe hapësira boshë nën shalë është e mjaftueshme për një mbajtur një kuti të madhe apo gjashtë shishe uji. Kruskoti dixhital me kompjuter shumëfunksionësh është një risi e këtij versioni. Pamja e Password 250 është kompakte, më e shkurtë nga modelet e zakonshme, rreth 1,484 metra krahasuar me 2,17 metra të modeleve të mëparshme, gjë që favorizon drejtimin e rehatshme dhe të lirshëm. Ndërkohë që edhe sistemi i frenimit është shumë i fuqishëm, në rrotën e parë janë frena të dyfishta. Struktura është realizuar me tuba hekuri me një rezistencë të lartë, ndërsa suspancioni zotërojnë një bigëzim hidraulik 35 mm dhe me një amortizator të pasmë hidraulik të dyfishtë. Feneri është me një ndriçim të jashtëzakonshëm.