Duel Palmeiras- San Paolo pë r Ronaldinjon
Pas paraqitjes zhgenjyese kunder Ajaksit, Ronaldinjo kunder Bolonjes ka "ngrohur" per here te nente stolin. Si rrjedhoje, zerat e merkatos mbi nje largim te mundshem te tij nga Milani shtohen gjithmone e me shume. Sipas medias braziliane, pas deklaratave te zv/presidentit te Palmeiras, Palaia, edhe klubi i San Paolos eshte gati te beje nje sforcim ekonomik per te siguruar sherbimet e Ronaldinjos, duke i garantuar atij te njejten rroge qe merr te Milani. Nderkohe nga Amerika, e perditshmja "Washington Post" e sheh Ronaldinjon drejt Los Anxhelos Galaksi, aty ku luan edhe anglezi Devid Bekam.