Holandë , lojtari shmang policinë , rrezikon burgun
Futbollisti i Kombetares holandeze, Zheremi Lens, pritet te ndeshkohet me gjashte muaj burg. Sulmuesi i PSV Eindhovenit eshte ndaluar nga policia per shkelje te rregullave te qarkullimit dhe per kete i eshte mbajtur patenta. Por pas ketij incidenti, nga mendjemadhesia, ai u ka ikur kaskave blu, duke i dhene makines pa patente. Pas asaj sjelljeje te pamoralshme, policia e ka lene te ike duke i hapur telashe, pasi e kane paditur ne gjykate. Seanca e pare e tij pritet te jete ne fillim te shkurtit, ku sipas ligjit ne fuqi, Lens mund te gjobitet, si dhe te denohet me 6 muaj heqje lirie, per mosrespektim te kodit rrugor.