E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe çon Lilë n te Dinamo e Zagrebit

Mbrojtesi i Tiranes, Andi Lila, pritet qe te firmose marreveshjen me klubin kroat te Dinamos se Zagrebit. Sipas burimeve afer lojtarit, diten e sotme eshte percaktuar nje takim, ku do te diskutohen pikat e fundit te marreveshjes. Ndermjetes per te çuar Andi Lilen te Dinamo e Zagrebit mesohet se eshte bere trajneri i Kombetares, Josip Kuzhe. Ky i fundit njihet per lidhjet e tij te ngushta me drejtuesit e klubit kroat, pasi ne te kaluaren ka qene edhe trajner i Dinamos. Ai u ka sugjeruar kroateve mbrojtesin shqiptar, ashtu siç ka bere ne kete fillim-sezoni edhe me sulmuesin Xhevahir Sukaj, i cili kaloi te NK Zagreb fale ndermjetesimit te Kuzhese. Fakti qe trajneri i perfaqesueses po interesohet shume per lojtaret qe aktivizohen ne kampionatin shqiptar, e sidomos momentalisht per Lilen, duket se edhe ky i fundit do te jete i prirur per te degjuar fjalen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›