E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duffy dominon çmimet britanike të muzikës

20/02/2009  Grupi britanik “Coldplay”, që këndoi në ceremoni, nuk mori asnjë çmim.

Këngëtarja e muzikës soul nga Uellsi ishte ylli i ceremonisë së ndarjes së çmimeve britanike për muzikën, e cila u zhvillua të martën në Londër.

Duffy, që nuk ishte shumë e njohur një vit më parë, mori tri çmime, përfshirë edhe atë për albumin më të mirë britanik.

Çmimi për albumin më të mirë iu dhurua nga legjenda e muzikës pop, po nga Uellsi, Tom Jones.

Katy Perry fitoi si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare, ndërsa Kanye West këngëtari më i mirë ndërkombëtar.

Çmimi për kontribut të jashtëzakonshëm për muzikë iu dha grupit anglez “Pet Shop Boys”

“Elbow”, grupi nga Mançesteri, fitoi në kategorinë “grupi më i mirë britanik”, kurse grupi amerikan i muzikës rrok “Kings of Leon” fituan në kategoritë “grupi më i mirë i huaj” dhe “albumi më i mirë”.

Surpriza e natës ishte grupi britanik “Coldplay”, që nuk mori asnjë çmim, megjithëse albumi i tyre “Viva la Vida” ishte më i shituri i vitit të kaluar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›