E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat që rrezikohen më shumë

SHKRUAN: Jonida Tashi 28-01-2011 12:15

Çdo grua mund të preket nga kanceri i qafës së mitrës. Por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse: ka filluar herët aktivitetin seksual; ka partnerë seksual të shumtë; ka partnerë të cilët kanë pasur shumë partnere seksuale; ka një infeksion nga virusi i Papilomës njerëzore-HPV; nëna, motra apo gjyshja e tyre ka pasur kancer të qafës së mitrës; ka apo ka pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm, përfshi HIV/AIDS; pi duhan; ka pasur shtatzëni të shumta; ka imunitet të ulët. Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit në qafën e mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij kanceri i jep mundësinë çdo femre ta kapë në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›