Duhël, rrokulliset vetura
Nga Express më 11 janar 2011 në ora 16:15
Tre persona kanë marrë lëndime në një aksident trafiku, në rrugën rajonale Malishevë-Duhël, tek vendi i quajtur “Bregu i Temeqinës”.
Policia e Prizrenit ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:55 min.
“Sipas hetuesve të aksidenteve thuhet se shoferi ka humbur kontrollin ndaj veturës që lëvizte nga Malisheva në drejtim të Duhlës dhe është rrotulluar disa herë dhe në fund ka përfunduar e përmbysur në një hendek”, njofton policia, nëpërmes një komunikate shtypi.
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, saktëson policia.