Duhet sistem kompjuterik i regjistrimit të pasurive
27/01/2005
Platforma e paraqitur në Partinë Demokratike për administrimin e territorit parashikon një reformim total dhe ringritje të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Hartuesit e kësaj strategjjie në një nga pikat e programit, ku flitet për hipotekat kanë vënë theksin në krijimin e një sistemi hierarkik kombëtar të informacionit për pasuritë e paluajtshme dhe territorin në tërësi. Specialistët thonë se për këtë qëllim duhet një reformë totale dhe e rrënjësishme në sistemin hipotekor, rezultatet e së cilës do të ishin bllokimi i korrupsionit dhe vënia në interes të qytetarit të këtij shërbimi. Projekt-strategjia parashikon modernizimin dhe kompjuterizimin e sistemit hipotekor në funksion të menaxhimit më të mirë të tij. Hartuesit e platformës e shohin sistemin si pikën kyçe të zgjidhjes së problemeve të pronësisë. Sipas tyre, në rast se do të funksionojë mirë kjo hallkë e shtetit, atëherë identifikimi dhe zgjidhja e çështjes së pronave do të ishte më e lehtë të futej në rrugën e zgjidhjes. Pikë tjetër e platformës për administrimin e territorit është dhe decentralizimi i Pushtetit Lokal. Hartuesit e strategjisë parashikojnë kalimin e kompetencave të Policisë Ndërtimore në varësi të pushtetit lokal, dhe jo në varësi të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Sipas tyre, kjo do të sillte ndarjen e përgjegjësisë mes individit dhe Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe forcimin e strukturave monitoruese të Qeverisë qendrore. Pra, në rast se deri më tani për ndërtimet e paligjshme mban përgjegjësi vetëm individi, pas implementimit të kësaj ideje, përgjegjësia do të shkarkohet dhe mbi pushtetin lokal.