Veshtrim i Shpejte mbi Pergjegjshmerine e Gjyqesorit
27/01/2005
SUNDIMI I LIGJIT ose SHTETI I SE DREJTES
Sundimi i ligjit eshte tipar esencial dhe dallues i çdo demokracie. Ne themel te çdo demokracie eshte aksioma e qeverisjes nga populli dhe per popullin. Pa sundimin e ligjit te qeverisurit gjenden ne menyre te paevitueshme nen arbitraritetin e qeverisesve. Eshte pikerisht sundimi i ligjit qe garanton:
1. Mbrojtjen e personave fizike dhe juridike nga arbitrariteti si dhe aktet e padrejta te te tjereve, duke perfshire ketu edhe zyrtaret e administrates.
2. Barazine e trajtimit te personave ne perputhje me parimet dhe rregullat ne fuqi.
3. Ekzistencen e te drejtave te njohura dhe te zbatueshme ndermjet personave dhe ndermjet personit dhe qeverise.
4. Jo vetem nje qeveri demokratike, por edhe nje ekonomi te tregut te lire, ku bleresve dhe shitesve ju lypset te njohin rregullat dhe te kene garancine se te drejtat dhe detyrimet e tyre ekonomike do te permbushen/zbatohen.
· TRIAS POLITICA
Ne praktike, sundimi i ligjit kerkon nje marreveshje publike te shkruar apo te pashkruar qe ne e quajme Kushtetute, subjekti i te ciles eshte percaktimi i pushteteve te qeverise dhe i te drejtave te te qeverisurve.
Sundimi i Ligjit kerkon gjithashtu ndarjen e pushteteve dhe nje gjyqesor te pavarur me ane te se cilave
1. kryhet kontrolli dhe barazpeshimi i pushtetit ne menyre qe asnje shtylle e pushtetit te mos kete fuqi te tille qe te pengoje sundimin e ligjit;
2. sigurohet mosnderhyrja e nje shtylle te pushtetit ne punet e nje shtylle tjeter.
3. sigurohet administrimi i drejte i ligjeve ose me nje fjale “drejtesia”
· PERGJEGJSHMERIA ose LLOGARIDHENIA
Njihet boterisht se pavaresia e gjyqesorit eshte kusht i domosdoshem per sundimin e ligjit dhe per qeverisjen demokratike.
Por llogaridhenia ose pergjegjshmeria, me lejoni t’i perdor keto dy terma si sinonime te njera-tjetres, llogaridhenia e qeverisesve para te qeverisurve eshte e pandashme nga natyra e demokracise. Kjo llogaridhenie eshte ne fakt qellimi i menyres demokratike te te qeverisurit.
Me fjale te tjera, Demokracia presupozon ekzistencen e mekanizmave dhe proceseve ligjore me ane te te cilave sigurohemi se qeveria eshte e pergjegjshme dhe se asaj i kerkohet llogari nga qytetaret, te cileve ajo ju sherben.
Sundimi i ligjit eshte pra si nje shpate me dy tehe:
1. Siguron mbrojtjen e te drejtave
2. por gjithashtu zbatimin ose permbushjen ose mbajtjen e pergjegjesive
Me fjale te tjera: ata qe qeverisin si dhe ata qe qeverisen duhet te mbahen pergjegjes para ligjit per permbushjen e pergjegjesive te tyre respektive.
Eshte sundimi i ligjit ai qe garanton qe zyrtareve t’u kerkohet llogari dhe te mbajne pergjegjesi nga ata ne emer te te cileve qeverisin.
Nga ky percaktim nuk bejne perjashtim as zyrtaret e gjyqesorit.
· PARIMET E PAVARESISE DHE LLOGARIDHENIES SE GJYQESORIT
Çfare eshte pavaresia e gjyqesorit: shkurtimisht mund ta perkufizojme si liria nga kontrolli dhe nderhyrjet e pamirefillta. Kjo Pavaresi shfaqet e dyfishte:
Kemi pavaresi vendimore ose vendimmarrese, e cila eshte pavaresia e gjyqtarit per te marre vendime si dhe pavaresi institucionale, qe ka te beje me pavaresine e gjykates apo te gjyqesorit.
Pavaresia vendimore do te thote qe gjyqtari duhet te vendose mbi çeshtjet vetem mbi baza te ligjit dhe fakteve, pa marre parasysh presionet politike ose popullore, pa marre parasysh perpjekjet per te korruptuar procesin vendimor nga ata qe kerkojne te krijojne avantazh personal, pa fryme partizane, pa frike ose kercenime, pa interesa te veçanta. Qellimi i pavaresise vendimore eshte integriteti gjyqesor, paanshmeria gjyqesore dhe drejtesia gjyqesore.
Pavaresia institucionale do te thote liri prej ndehyrjeve apo influencave te padrejta ne menaxhimin dhe administrimin e puneve te gjyqesorit. Kjo ka te beje me:
1. menyren e perzgjedhjes se anetareve te gjyqesorit
2. marrjen ne pune ose punesimin e gjyqtareve dhe stafit ndihmes
3. vleresimin ose analizen e punes se gjyqesorit
4. disiplinimin e gjyqesorit
5. shperblimin e gjyqesorit
6. financimin dhe buxhetin e gjyqesorit
7. nderhyrjet e shtylles ekzekutive apo asaj legjislative ne pushtetin e gjyqesorit me ane te ndrhyrjeve ne çeshtje te personelit, logjistikes, financimit etj.
Qellimi i pavaresise institucionale eshte promovimi i menaxhimit efektiv te gjyqesorit dhe ushtrimi i pushtetit gjyqesor ne menyre te drejte.
Eshte e rendesishme te kuptohet se pavaresia e gjyqesorit nuk eshte nje qellim ne vetvete, por nje mjet per te arritur qellimin. Objektivat e pavaresise se gjyqesorit duhet te jene sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve, ushtrimi i drejte dhe i paanshem i pushtetit gjyqesor per te mbrojtur lirine dhe te drejtat e personave.
Per me teper, pavaresia e gjyqesorit nuk eshte pavaresi totale. Nuk eshte pavaresi nga çdo lloj influence. Eshte pavaresi nga influencat e padrejta.
Sa i perket pavaresise vendimore psh., nuk behet fjale per liri nga kritika. Behet fjale per liri nga kritikat e padrejta, kercenimet apo raprezaljet. Nuk behet fjale per liri nga rishikimi ne apel. Nuk behet fjale per liri nga argumentet e mbrojtjes ne salle. Por behet fjale per liri nga kontaktet apo komunikimet e anshme dhe te padrejta te gjyqtarit me palet.
Edhe sa i perket pavaresise insitucionale, nuk mund te pretendohet se gjyqesori eshte superior ndaj shtyllave te tjera te pushtetit. Perkundrazi, mungesa e legjitimimit te drejtperdrejte, si ne rastin e Shqiperise, duhet te jete nje sinjal i qarte se pavaresia e gjyqesorit eshte vetm nje mjet qe garanton funksionimin e ndarjes se pushteteve, e jo nje atribut i merituar pa kusht.
Pavaresise se gjyqesorit i kanosen disa kercenime:
1. korrupsioni i procesit gjyqesor per avantazh personal, pale, familjar, shokesh, hakmarrje, keqadashesi, ose ne dem te te treteve.
2. ofrimi i parave, premtimeve, kercenimi ose komunikimi i padrejte dhe i anshem.
3. perzgjedhja e gjyqesorit dhe vleresimi i punes se tij.
4. mohimi i fondeve ose kontrollimi i personelit ose financimi me kusht.
5. mosperkrahja e reformave te vete gjyqesorit.
Ushtrimi i detyres se gjyqesorit ne menyre te pavarur kerkon kurajo. Nje gjyqesor efektiv duhet te mbeshtetet ne gjyqtare te talentuar dhe profesioniste. Por kerkon kurajo dhe nje moral kurajoje. Nje moral qe shperblen ndershmerine dhe ndeshkon korrupsionin.
Megjithate, armiku kryesor i pavaresise se gjyqesorit mbetet vete gjyqesori. Megjithese ka shume burime pakenaqesie me gjyqesorin ne Shqiperi, burimi me demtues i pakenaqesise eshte perceptimi i padrejtesise. Kjo dhe vetem kjo ka te beje ne menyre te drejtperdrejte me nivelin e besimit te publikut te gjykatat dhe gjyqtaret. Ngadalesia ne vendimmarrje apo shperdorimi i fondeve publike mund te jene disa prej shqetesimeve, por ne asnje menyre nuk e zhbejne besimin te gjyqesori si padrejtesia e vendimeve, perceptimi se gjykatat jane te padrejta, se gjyqtaret nuk jane te ndershem, se ata jane pa integritet, jane pa karakter dhe nuk jane kompetente. Keto jane aspektet qe shkaterrojne dhe kane shkaterruar besimin e publikut te gjyqesori.
Mungesa e besimit te publikut te gyqesori ne menyre te paevitueshme perben kercenim per pavaresine e gjyqesorit. Dhe kjo eshte mese e kuptueshme. Pse duhet qe shtyllat e tjera te pushtetit apo publiku t’i drejtohen nje gjyqesori te pavarur kur ky gjyqesor nuk mundet ose nuk arrin te demonstroje aftesine per te administruar drejtesine ne menyre te ndershme te drejte dhe te shpejte?
Pavaresia qe i jepet gjyqesorit nuk eshte pra nje qellim ne vetvete. Askush nuk deshiron nje shtet brenda shtetit apo nje tirani te gjyqtareve te papergjegjshem. Pavaresia eshte nje atribut i dhene gjyqesorit nga publiku, per te siguruar kryerjen e funksioneve te tij ne menyre te ndershme dhe efektive. Pa keto, kjo pavaresi nuk ka kuptim dhe kercenimet ndaj kesaj pavaresie e humbin rendesine qe do te kishin normalisht.
E vetmja menyre qe gjyqesori te ruaje pavaresine eshte trajnimi profesional dhe ruajtja e karakterit, integritetit, ndershmerise dhe drejtesise. Gjyqtaret duhet te jene te denje per besimin e publikut.
Ana tjeter e medaljes eshte pergjegjshmeria ose llogaridhenia. Siç u cek me lart, pavaresia e gjyqesorit mbetet thjesht nje mjet per te arritur qellimin. Qellimi perbehet nga teresia e perfitimeve qe burojne per qytetarin si rrjedhoje e nje qeverisjeje te efektshme demokratike. Nga ana tjeter, pergjegjshmeria e gjyqesorit eshte qellim ne vetvete. Kjo sepse pergjegjshmeria, apo llogaridhenia para qytetareve e te gjitha shtyllave te pushtetit, duke perfshire ketu edhe gjyqesorin eshte arsyeja e vetme e ekzistences se sistemit demokratik te qeverisjes. Pa pergjegjshmerine e gjyqesorit as qe mund te behet fjale per ushtrimin e drejte te pushtetit gjyqesor per te permbushur ate qe qytetaret presin me te drejte nga gjyqesori: administrimin e drejtesise.
Atehere si duhet te gjykohet nese gjyqtaret jane te pergjegjshem apo jo? Çfare standardesh apo kritere duhet te merren si baze per venien e gjyqtareve para pergjegjesise? Dhe se fundi, çfare mekanizmash duhet te ekzistojne per venien e gjyqtareve para pergjegjesise?
Le ta nisim nga mekanizmat. Historia e zhvillimit te gjyqesorit dhe pervojat boterore si dhe ajo shqiptare vene ne pah disa mekanizma. Se pari, ekziston mekanizmi i te drejtes se apelit per palet, e cila nga pikeveshtrimi i pergjegjshmerise se gjyqesorit mund te artikulohet si rishqyrtimi ankimor. Se dyti, ekzistenca e kodit te punes se gjyqesorit te cilat duhet te jene te zbatueshme dhe te detyrueshme. Se treti, ekzistenca e mekanizmave per disiplinimin e gjyqtareve. Se katerti, aplikimi i vleresimit periodik te punes se gjyqtarve. Se pesti krijimi dhe mbajtja ne nivel e nje kulture ne gjykata qe promovon permbushjen ne lartesine e duhur te pergjegjesive te gjyqesorit. Se gjashti, presioni kolektiv ndermjet vete gjyqtarve. Dhe se shtati, transparenca e te gjithe ketyre mekanizmave dhe dokumentacionit ne fjale, duke i bere te hapura per publikun. Keto jane disa nga mekanizmat baze te pergjejshmerise apo llogaridhenies.
Por pjesa me e veshtire eshte percaktimi i standardeve, mbi bazen e te cileve duhet te matet puna e gjyqesorit. Percaktimi i standardeve per punen e gjyqesorit, berja e ketyre standardeve te njohura per gjyqesorin dhe publikun si dhe plotesimi i ketyre standardeve jane te pandashme nga njeri-tjetri. Rendesia e ketij procesi qendron ne faktin se ne mungese te ketyre standardeve, gjyqesori do te vihet para pergjegjesise sipas çfaredo standardesh qe palet e interesuara mund te vendosin vete. Keto te fundit mund te jene standardet e gabuara, si psh., sa popullor eshte nje gjyqtar, sa konstant eshte gjyqtari ne permbushjen e interesave te veçanta etj. Te japesh pergjegjesi mbi bazen e standardeve te gabuara, te vendosura nga te tretet, do te thote te hapesh rrugen per sulme ndaj pavaresise se gjyqesorit si dhe nderhyrjeve te padrejta per ta influencuar konduktin e gjyqtareve ne kundershtim me parimin e paanesise.
Vendosja e ketyre standardeve ne menyre te qarte eshte nje praktike e zbatuar ne vendet europianoperndimore si dhe ne SHBA. Megjithate, ne fund te fundit, autoriteti gjyqesor eshte nje autoritet moral dhe i vetmi tregues i punes se gjyqesorit eshte besimi i publikut te gjyqesori.
· KRIZA E GJYQESORIT SHQIPTAR
Pavaresisht shtjellimeve te mesiperme, duhet te konstatoj se kriza e mosbesimit te publikut ne gjyqesorin shqiptar eshte tashme nje realitet dhe jo thjesht nje rrezik. Arsyet per kete jane te shumta dhe jo me e pakta prej tyre, eshte kriza e legjitimitetit te gjithe pushtetit ne Shqiperi. Moslegjitimimi demokratik i pushtetit legjislativ dhe per rrjedhoje abuzimi i pushtetit ekzekutiv, kane sjelle edhe zhberjen e çdo sensi moral te pergjegjshmerise nga ana e pushtetit gjyqesor. Si rezultat, sot gjyqesori eshte kthyer ne nje klike vetesherbyese, standardi i vetem mates i te cilit eshte ne garen per perfitime personale. Gjyqesori shqiptar ka humbur çdo autoritet moral mbi qytetarin.
Post hoc ergo propter hoc. Ose thene shqip, pas faktit dhe prandaj per per shkak te faktit.
Hapi i pare ne ndryshimin e kesaj situate duhet pa dyshim te jete legjitimimi demokratik i pushtetit legjislativ, ose thene me thjesht, zgjedhja e nje qeverisjeje perfaqesuese.
Hapi i dyte duhet ne menyre te paevitueshme te hidhet ne drejtim te thyerjes se rrethit vicioz te papergjegjshmerise se gjyqesorit, qe sot perbehet nga Gjykatat e Faktit– Gjykatat e Apelit – Gjykata e Larte – Konferenca Gjyqesore – Keshilli i Larte i Drejtesise – Emerimi dhe Disiplinimi i Gjyqtareve – Gjykatat e Faktit e keshtu rreth e perqark. Thembra e Akilit eshte padyshim KLD, i cili sot nuk perfaqeson organin me te larte te kontrollit te cilesise dhe pergjegjshmerise se gjyqtareve, çka edhe ishte nje nga qellimet origjinale te konstitucionalisteve. KLD sot eshte vija e fundit e mbrojtjes se interesave klanore dhe vetjake te gjyqesorit.
Pare nga nje kendveshtrim tjeter, ka dy menyra se si mund te kerkohet ndryshimi. E para, supozon se KLD duhet te mbaje pergjegjesine para qytetareve per gjendjen e gjyqesorit dhe te ndermarre reformat e brendshme per te permbushur mandatin qe i jep Kushtetuta. E dyta, dhe ndoshta me realistja eshte pohimi se KLD eshte per nga perberja, konstituimi dhe mekanizmat e paafte te jete gardiane e pavaresise dhe pergjegjshmerise se gjyqesorit shqiptar. Ne kete rast le te rihapim diskutimin publik per te gjetur nje menyre tjeter demokratike dhe efikase qe te garantoje keto dy vlera, pa te cilat gjyqesori nuk ka arsye te ekzistoje.