Ndërtimet në tokat bujqësore do të tatohen 2 deri në 4 herë
27/01/2005
Anëtarët e KOP kanë propozuar taksimin dy deri në katër herë më shumë të ndërtimeve që do të bëhen në tokat bujqësore në krahasim me ndërtimet që do të bëhen brenda vijës së verdhë. Me këtë masë parashikohet ulja e masës së dëmtimit të tokës bujqësore. Komiteti i Orientimit të Politikave i kushton një vend të rëndësishëm, në strategjinë për rritjen e ekonomisë në Shqipëri, zhvillimit të turizmit dhe ngritjes së infrastrukturës së duhur. Sipas kësaj strategjie, në katër vitet e qeverisjes së opozitës një rëndësi të veçantë do t´i kushtohet ngritjes së korridoreve të ndryshme të vendit që do të lidhin zonat turistike të Shqipërisë me ato urbane.
Sipas hartuesve të draftit, rëndësi ka përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në botë, duke përdorur për këtë qëllim mediat e njohura botërisht për audiencën e tyre, siç janë CNN apo Euronjuz. Sipas tyre, Shqipëria ka një potencial të fuqishëm turistik, por gjeneron vetëm 0.1 të të ardhurave nga ky sektor në Evropë, me 350 mijë turistë në vit.
Korridoret
Ndërtimi i korridoreve strategjike të komunikacionit është ndarë në tre faza dhe, sipas hartuesve të projektit, do të zbatohet në një hark kohor prej 15 vitesh. Katër vitet e para, që përbëjnë fazën e emergjencës, puna duhet të përqëndrohet në ndërtimin e korridoreve Shëngjin-Morin, Vlorë-Sarandë dhe Lushnjë-Tepelenë. Sipas hartuesve të këtij projekti, ndërtimi i një korridori bregdetar që nga Vlora dhe deri në Sarandë, do të dyfishonte të ardhurat që vijnë nga turizmi në këto zona. Më tej, do të synohet lidhja me rrjetin e transportit hekurudhor, duke normalizuar linjën hekurudhore Mali i Zi – Hani iHotit, Durrës-Qafë Thanë-Maqedoni. Një vend të veçantë në program zë dhe fuqizimi i porteve kryesore të Durrësit, Vlorës si dhe i porteve detare rajonale, Shëngjin e Sarandë. Gjatë kësaj periudhe do të mundësohet vënia në eficencë e pistave helio/aero-portuale të Kukësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës. Kjo do të mundësonte një lidhje më të mirë të Shqipërisë jo vetëm brendapërbrenda, por dhe me rrjetin evropian.
Bregdeti
Menaxhimi i bregdetit dhe i tokave bujqësore me vlera agroturistike është një tjetër pikë e rëndësishme e strategjisë për zhvillimin e turizmit. Për menaxhimin e zonave bregdetare do të shikohet mundësia e identifikimit dhe kooperimi me kompani dhe agjenci të huaja të njohura në fushën e turizmiti në Evropën Perëndimore. Sipas specialistëve, kjo mënyrë menaxhimi jo vetëm do të shmangte ndërtimet e pakontrolluara dhe betonimin të pakriter të bregdetit, por do të sillte rritjen e numrit të turistëve dhe investimeve në fushën e turizmit. Ky proces do të kryhet përmes instrumentit të dhënies me koncensione jo më shumë se 30-vjeçare. Strategjia parashikon masa të rrepta për ndërtimet në tokat bujqësore dhe me interes të veçantë për agroturizimin. Sipas platformës, këto ndërtime duhet të taksohen 2 deri në 4 herë më shumë se ndërtimet në zona urbane ose në ndërtimet brenda vijës së verdhë të lejuar për ndërtime.