Jankulovski, milanist në qershor
27/01/2005
Marek Jankulovski do të jetë një lojtar i Milanit, duke u nisur që nga qershori i 2005. Kuqezinjtë do të derdhin në xhepat e Udinezes afërsisht 8 milion euro, por lojtari do të qëndrojë në Friuli, deri në fund të sezonit. Në ditët në vazhdim mund të vijë edhe zyrtarizimi: lojtari i krahut të majtë do të firmosë një kontratë, e cila zgjat deri në 2009. Pra, duke parë mbërritjen e tij, në fund të sezonit mund të largohet Pankaro ose Kaladze. Për të evituar ndonjë parakalim nga Interi dhe Juventusi, djalli thyen të gjitha dyshimet dhe kryen goditjen e parë, për sezonin e ardhshëm: Marek Jankulovski. Lojtari çek, i cili do të transferohet për 8 milion euro, do të qëndrojë në Friuli, deri në fund të sezonit, duke parë që Udineze është duke luftuar për vend, në Ligën e Kampioneve. Ançeloti dëshiron ta vendosë çekun në mesfushë, rol, të cilin e luan edhe me Kombëtaren.