E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumentet e pronës të njihen si në Amerikë

27/01/2005  

Armand MahoBesnik Aliaj kërkon nga forcat politike vullnetin e plotë për kalimin në sistemin normal të demokracisë

Duhet një sistemi kompleks, por realist, informacioni gjeografik dhe të pasurive të ligjshme

Hartuesi i strategjisë për administrimin e territorit në Shqipëri, Besnik Aliaj, thekson se në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, duhet së pari të kemi një njohje të plotë të së drejtës së pronave. Në këtë mënyrë, ai ka kërkuar njohjen e dokumenteve të ish-pronarëve, në të njëjtën mënyrë siç njihen të drejtat në Amerikë. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë demokracinë e kërkuar. Për zbatimin e këtij projekti, Aliaj ka kërkuar vullnet të plotë politik.

Në strategjinë e hartuar nga ju dhe që është dorëzuar pranë PD-së, një vend të veçantë ka zënë zgjidhja e problemit të pronave. Si është menduar ky problem kur deklarohet se ish-pronarët do të kompensohen 100%?

Problemi i trashëguar i pronave është një problem në radhë të parë moral, një problem i të drejtës sociale historike dhe i të Drejtave te Njeriut, të cilat duhet të vihen në vend. Së dyti, kjo çështje është një nga barrierat më të mëdha të zhvillimit të vendit. Një shoqëri, e cila nuk ka zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e pronësisë, reflekton pasiguri sociale dhe politike. Asnjë investitor serioz nuk është i interesuar të investojë në një shoqëri me probleme të tilla. Por, ky problem në situatën, që po kalon vendi është mjaft i komplikuar, për shkak se iniciativat ligjore të tranzicionit e kanë vështirësuar më tej zgjidhjen e këtij fenomeni. Sidoqoftë, nuk mund të thuhet se nuk ka zgjidhje. Mjafton të ketë vullnet politik dhe gjërat mund të zgjidhen në një kohë relativisht të shkurtër, edhe pse fatura për shoqërinë mund të jetë e rëndë. Nga parlamenti kam dëgjuar të flitet për shifra që variojnë midis 2-4 miliardë dollarë amerikanë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Problemi është nga do të dalin këto para, pa rënduar qytetarin e thjeshtë taksapagues. Ky është rrethi vicioz, që i ka bërë politikanët tanë t´i largohen kësaj çështjeje si djalli temjanit. Ata mendojnë se, nëse do të bësh këtë reformë do të thotë të rrezikosh karrigen dhe pushtetin. Por, unë mendoj se një politikë që mendon për njerëzit, do të ketë edhe mbështetjen e njerëzve ndaj çdo reforme, sado radikale. Kur kuptohet se nesër të gjithë mund të fitojnë nga kjo histori, ajo mbështetet. Pra, duhet vullnet i mirë. Por, dua të theksoj se zgjidhja e problemit të pronave është e lidhur pazgjidhshmërisht edhe me legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Mund të na e shpjegoni më qartë?

Dua të bëj një sqarim mbi vellon e misterit që ka mbuluar këtë çështje. Zgjidhja që ne kemi ofruar bazohet te krijimi i sistemeve gjerësisht të aksesueshme të pronave të ligjshme, të cilat janë motori që mundëson kapitalizmin modern të lulëzojë ende sot e kësaj dite në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Arritja e kësaj kërkon ngritjen e një sistemi kompleks, por realist, informacioni gjeografik dhe të pasurive të ligjshme, të cilin ne fatkeqësisht supozojmë se e kemi, por që në të vërtetë është vetëm një realitet virtual. Shumë persona me të drejtë pyesin pse ligjet mbi pronësinë në Shqipëri nuk funksionojnë siç funksionojnë në vendet e zhvilluara të vendeve Perëndimore. Përgjigjja e platformës tonë është se legjislacioni jonë nuk arrin të krijojë një sistem pasurish të paluajtshme, që është i aksesueshëm për dhe nga të gjithë. Madje, qëllimi final i legjislacionit dhe i një sistemi pasurish të paluajtshme nuk qëndron te draftimi i statuteve dhe rregulloreve elegante; as tek investimi për rrjete mahnitës kompjuterash apo printimi i hartave të bukura shumëngjyrëshe, por mbi të gjitha, qëndron te garantimi ligjor i kapitaleve dhe aseteve pronësore, dhe vendosja e tyre në duart e gjithë kombit, jo të interesave monopolistike. Kjo kërkon qeverisje të ndershme për të garantuar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe jo të lobeve të caktuara kleptokratike.

Ku jeni bazuar për hartimin e kësaj platforme?

Në ngritjen e kësaj platforme, ne jemi bazuar në eksperiencën tonë 10-vjeçare në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në eksperiencën ndërkombëtare, sidomos nga leksioni i munguar në politikën shqiptare, që vjen nga historia e SHBA-së. Pikërisht, njohja dhe integrimi i të drejtës së pasurive ekstraligjore ka qenë elementi kyç që e bënë SHBA-në ekonominë më të rëndësishme në tregun botëror, dhe prodhuesen kryesore të kapitalit në botë. Çelësi i suksesit amerikan është njohja dhe revolucionarizimi i të drejtave që burojnë nga e drejta e pronës në vetvete. Edhe pse jo gjithmonë me ndërgjegje e dëshirë, amerikanët i legjitimizuan gradualisht, dhe shpesh me dhunë, normat dhe rregullimet ekstraligjore të pronësisë, që kishin krijuar në praktikë të varfërit dhe ekskluduarit e shoqërisë, duke i integruar ato me ligjin për tokën në një sistem të ri formal të pasurive të patundshme. Ishte pikërisht procesi i integrimit (ai që ne e quajmë rëndom ‘legalizim’), që krijoi mundësi për të gjeneruar kapital, duke e zëvendësuar karakterin statik të “pronës së sigurtë” të mbrojtur nga ndryshimet e shpejta, me aspektin dinamik të pronësisë në funksion të rritjes ekonomike. Suksesi amerikan i kushtohet edhe ndryshimit të mentalitetit politik dhe të tendencave kryesore ligjore në vend, sipas logjikës se institucionet ligjore mund të mbijetojnë vetëm nëse i përgjigjen nevojave sociale.

Hartuesi i strategjisë për administrimin e territorit në Shqipëri, Besnik Aliaj, thekson se në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, duhet së pari të kemi një njohje të plotë të së drejtës së pronave. Në këtë mënyrë, ai ka kërkuar njohjen e dokumenteve të ish-pronarëve, në të njëjtën mënyrë siç njihen të drejtat në Amerikë. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë demokracinë e kërkuar. Për zbatimin e këtij projekti, Aliaj ka kërkuar vullnet të plotë politik.

Në strategjinë e hartuar nga ju dhe që është dorëzuar pranë PD-së, një vend të veçantë ka zënë zgjidhja e problemit të pronave. Si është menduar ky problem kur deklarohet se ish-pronarët do të kompensohen 100%?

Problemi i trashëguar i pronave është një problem në radhë të parë moral, një problem i të drejtës sociale historike dhe i të Drejtave te Njeriut, të cilat duhet të vihen në vend. Së dyti, kjo çështje është një nga barrierat më të mëdha të zhvillimit të vendit. Një shoqëri, e cila nuk ka zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e pronësisë, reflekton pasiguri sociale dhe politike. Asnjë investitor serioz nuk është i interesuar të investojë në një shoqëri me probleme të tilla. Por, ky problem në situatën, që po kalon vendi është mjaft i komplikuar, për shkak se iniciativat ligjore të tranzicionit e kanë vështirësuar më tej zgjidhjen e këtij fenomeni. Sidoqoftë, nuk mund të thuhet se nuk ka zgjidhje. Mjafton të ketë vullnet politik dhe gjërat mund të zgjidhen në një kohë relativisht të shkurtër, edhe pse fatura për shoqërinë mund të jetë e rëndë. Nga parlamenti kam dëgjuar të flitet për shifra që variojnë midis 2-4 miliardë dollarë amerikanë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Problemi është nga do të dalin këto para, pa rënduar qytetarin e thjeshtë taksapagues. Ky është rrethi vicioz, që i ka bërë politikanët tanë t´i largohen kësaj çështjeje si djalli temjanit. Ata mendojnë se, nëse do të bësh këtë reformë do të thotë të rrezikosh karrigen dhe pushtetin. Por, unë mendoj se një politikë që mendon për njerëzit, do të ketë edhe mbështetjen e njerëzve ndaj çdo reforme, sado radikale. Kur kuptohet se nesër të gjithë mund të fitojnë nga kjo histori, ajo mbështetet. Pra, duhet vullnet i mirë. Por, dua të theksoj se zgjidhja e problemit të pronave është e lidhur pazgjidhshmërisht edhe me legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Mund të na e shpjegoni më qartë?

Dua të bëj një sqarim mbi vellon e misterit që ka mbuluar këtë çështje. Zgjidhja që ne kemi ofruar bazohet te krijimi i sistemeve gjerësisht të aksesueshme të pronave të ligjshme, të cilat janë motori që mundëson kapitalizmin modern të lulëzojë ende sot e kësaj dite në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Arritja e kësaj kërkon ngritjen e një sistemi kompleks, por realist, informacioni gjeografik dhe të pasurive të ligjshme, të cilin ne fatkeqësisht supozojmë se e kemi, por që në të vërtetë është vetëm një realitet virtual. Shumë persona me të drejtë pyesin pse ligjet mbi pronësinë në Shqipëri nuk funksionojnë siç funksionojnë në vendet e zhvilluara të vendeve Perëndimore. Përgjigjja e platformës tonë është se legjislacioni jonë nuk arrin të krijojë një sistem pasurish të paluajtshme, që është i aksesueshëm për dhe nga të gjithë. Madje, qëllimi final i legjislacionit dhe i një sistemi pasurish të paluajtshme nuk qëndron te draftimi i statuteve dhe rregulloreve elegante; as tek investimi për rrjete mahnitës kompjuterash apo printimi i hartave të bukura shumëngjyrëshe, por mbi të gjitha, qëndron te garantimi ligjor i kapitaleve dhe aseteve pronësore, dhe vendosja e tyre në duart e gjithë kombit, jo të interesave monopolistike. Kjo kërkon qeverisje të ndershme për të garantuar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe jo të lobeve të caktuara kleptokratike.

Ku jeni bazuar për hartimin e kësaj platforme?

Në ngritjen e kësaj platforme, ne jemi bazuar në eksperiencën tonë 10-vjeçare në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në eksperiencën ndërkombëtare, sidomos nga leksioni i munguar në politikën shqiptare, që vjen nga historia e SHBA-së. Pikërisht, njohja dhe integrimi i të drejtës së pasurive ekstraligjore ka qenë elementi kyç që e bënë SHBA-në ekonominë më të rëndësishme në tregun botëror, dhe prodhuesen kryesore të kapitalit në botë. Çelësi i suksesit amerikan është njohja dhe revolucionarizimi i të drejtave që burojnë nga e drejta e pronës në vetvete. Edhe pse jo gjithmonë me ndërgjegje e dëshirë, amerikanët i legjitimizuan gradualisht, dhe shpesh me dhunë, normat dhe rregullimet ekstraligjore të pronësisë, që kishin krijuar në praktikë të varfërit dhe ekskluduarit e shoqërisë, duke i integruar ato me ligjin për tokën në një sistem të ri formal të pasurive të patundshme. Ishte pikërisht procesi i integrimit (ai që ne e quajmë rëndom ‘legalizim’), që krijoi mundësi për të gjeneruar kapital, duke e zëvendësuar karakterin statik të “pronës së sigurtë” të mbrojtur nga ndryshimet e shpejta, me aspektin dinamik të pronësisë në funksion të rritjes ekonomike. Suksesi amerikan i kushtohet edhe ndryshimit të mentalitetit politik dhe të tendencave kryesore ligjore në vend, sipas logjikës se institucionet ligjore mund të mbijetojnë vetëm nëse i përgjigjen nevojave sociale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›