E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon shkëmbim-zjarri në Gazë

Përkundër paqes të brishtë mes Izraelit dhe Palestinës, shkëmbimi i zjarrit në Rripin e Gazës po vazhdon.

Aeroplanët izraelitë bombarduan tokat bujqësore përreth qytetit të Gazës, dhe zonat e pabanuara në jug të Kan Junis. Nuk u raportua për të lënduar, por ushtria izraelite njoftoi se kjo ishte përgjigje ndaj raketave të shkrepura në qytetin Be’er Sheva.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfliktin në Gazë e lidhi me raportet e tensionuara me Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor. Ai akuzoi opozitën izraelite për mbështetje të tërheqjes së ushtrisë izraelite nga kolonitë në territorin palestinez, në vitin 2005.

"Ata e sollën Iranin në Gazë, e ne do ta dëbojmë nga atje”, tha Netanyahu. Duke pyetur se prej nga erdhën raketat dhe paratë në atë zonë, u përgjigj: “Nga Irani”, i cili po ndërton infrastrukturën dhe po jep urdhra. Sipas tij, paqja s’do të zgjas shumë nëse palestinezët vazhdojnë me paketime.

Shkollat në Be’er Sheva dhe qytetet tjera jugore izraelite janë mbyllur përsëri. për shkaqe sigurie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›