E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet të vija më parë në Shqipëri

Në Presidencë

Pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, takimin e parë Orhan Pamuk e ka bërë me Presidentin Bamir Topi. Në takimin e zhvilluar në Presidencë, zoti Topi tha: “Vepra letrare e Orhan Pamuk shquhet për këndvështrimin shumë origjinal, nivelin e lartë artistik dhe guximin individual për të qenë influent në politikë dhe intelektualisht”. Në vazhdim, Presidenti vuri në dukje se vizita të tilla tregojnë jo vetëm marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve e popujve, por dhe vlerësimin për kulturën dhe artin në tërësi. Duke u ndalur në përshtypjet e tij për Shqipërinë e shqiptarët, nobelisti tha se ndjehej pak në faj që vendin tonë mundi ta vizitojë vetëm në moshën 58-vjeçare e jo më parë. Në takim ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Hasan S. Asan dhe shkrimtarja e botuesja e “Skanderbeg Books”, Flutura Açka, e cila bëri të mundur përkthimin dhe publikimin e veprave të shkrimtarit turk në Shqipëri.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›