Katër nga shtatë të arrestuarit njihen me akuzat
Katër nga shtatë të arrestuarit e operacionit të koduar “Ura” janë njohur me masën e sigurisë nga gjykata. Gjykata u komunikoi masën e arrestit me burg shtetasve Rindi Xhungo, Vito Biba dhe Shefqet Vata. Kurse për shtetasen Eglantina Bulo dha masën e arrestit në shtëpi. Për tre të arrestuarit e tjerë, mes të cilëve Endrit Dokle në gjykim si anëtar i Bandës së Durrësit, dhe për Isuf Bunën, Edmond Taullain masa pritet të jepet sot. Endrit Dokle, një prej të akuzuarve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si “kapo” i një fraksioni të së ashtuquajturës Banda e Durrësit, do të njihet me akuzën e “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ku përmes telefonit celular, nga qelia e burgut 302 dyshohet se ka mundur të ngrinte dhe drejtonte një grup të fuqishëm të trafikut të drogës. Grupi kishte transportuar 40 kilogramë drogë drejt Italisë.
#