Duka: Edicion i dështuar i kombëtares, kushte të tjera Kuzhes po qëndroi
Të hënën, vetëm 24 orë para ndeshjes së fundit eliminatore të Grupit D, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë për Top-Channel, duke i bërë një analizë të përgjithshme fushatës eliminatore të Euro 2012. Kreu i FSHF-së ka pohuar se nuk janë arritur objektivat dhe se kjo fushatë ishte e pasuksesshme, por pa e drejtuar gishtin në faktorë të veçantë. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia e vijimit të bashkëpunimit me Kuzhen, por me objektiva të rinj.
Si do ta konsideronit këtë edicion sa u përket objektivave?
Edicioni nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me barazimin në Rumani dhe fitoren kundër Luksemburgut. Ka pasur ecuri normale deri në ndeshjen kundër Bosnjës, por më pas pati një ecuri negative. Rezultate negative dhe paraqitje jo të mira. Po ti bëjmë një përmbledhje këtij edicioni dyvjeçar, mund të themi se është jo i suksesshëm dhe me objektiva të paarritura.
Sipas mendimit tuaj, ku ka çaluar kombëtarja që nuk janë arritur objektivat?
Tashmë diferencat në futboll janë të vogla, por së bashku bëjnë kompleksitetin e gjërave për të arritur rezultate pozitive. Nëse bëjmë një analizë rezultatesh, më negativ në këto eliminatore është humbja në Luksemburg. Ishim me mungesa, futbollistët që luajtën atje nuk ishin në një gjendje të mirë. Ndeshja që u bë në Francë ishte me mungesa dhe morën një rezultat negativ. Nuk mund të fajësojmë asnjë individ për mosrealizim të këtyre objektivave, por janë në kompleksitet të gjërave, të gjitha bashkë, qoftë federata, trajnerët, lojtarët që nuk arritën të mbanin të njëjtin ritëm, siç e filluan.
A është trajneri një hendikap i kësaj përfaqësusese?
Zakonisht në futboll, kur ka rezultate negative, e gjithë shigjeta drejtohet drejt trajnerit, për mosrealizimin e një objektivi, për mosarritje rezultati. Nuk duhet ti ngarkohet trajnerit, sepse edhe futbollistët nuk ishin në gjendjen më të mirë. Po të shikojmë ndeshjen në Luksemburg, disa futbollistë mungonin, disa ishin të lodhur. Kuptohet që një pjesë e saj i ngarkohet trajnerit, por faji është i të gjithëve bashkë. Nuk dua të them që ekipi apo trajneri nuk janë impenjuar, por nuk kanë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e tyre për të arritur rezultat.
Për sa i përket ndeshjes ndaj Francës, u fol që pati një problem për shiritit e kapitenit dhe se kjo solli mungesë harmonie?
Nuk ka pasur ndonjë debat të tillë. Me sa di unë, futbollistët janë kuptuar se kush do të ishte kapiteni. Në asnjë ndeshje nuk ka pasur një debat të tillë. Futbollistët janë në harmoni mes tyre, aty nuk ka pasur konflikt për tu debatuar apo analizuar.
Do të jetën ndeshja kundër Rumanisë e fundit edhe për trajnerin Kuzhe?
Një ditë përpara ndeshjes nuk është koha e duhur për të folur për vendin e trajnerit. Pasi të mbarojë ndeshja e fundit ndaj Rumanisë, që unë uroj të jetë pozitive në mënyrë që të rrisë mesataren e vlerësimit të punës së këtij ekipi për këto eliminatore, atëherë do të marrim qëndrimin tonë si federatë për të pasur bashkëpunim me trajnerin Kuzhe. Por do të jetë edhe trajneri që do të japë pëlqimin e tij, nëse do të qëndrojë për kushtet që do ti paraqesim për të ardhmen. Por sot duhet të përqendrohemi te ndeshja, një takim i rëndësishëm ndaj një kundërshtari që ne kemi humbur thellë.
Në rast se nuk do të keni marrëveshje me trajnerin, a ka një alternativë konkrete për zëvendësimin e tij?
Realisht, nuk kemi ndonjë gjë konkrete, sepse nuk kemi menduar të mos vazhdojmë më Kuzhen, por pas ndeshjes kemi kohë të mendojmë dhe të vendosim për të ardhmen e drejtimit të kombëtares.
A mendohet një ide për rikthim te trajnerët shqiptarë?
Pavarësisht se gjatë kësaj kohe kemi pasur trajnerë të huaj, nuk jam taksativ për të thënë se nuk do të ketë trajnerë shqiptarë. Gjithsesi, kombëtaren duhet ta drejtojë një trajner dinjitoz. Në të ardhmen patjetër që do të ketë trajnerë shqiptarë në drejtimin e kombëtares.
Pas humbjes me Luksemburgun, ka rënë entuziazmi për kombëtaren. Në rast se largohet trajneri, a mendoni se do të jetë kjo zgjidhja për të rikthyer atmosferën?
Kur shkuam në Bosnjë, atmosfera ishte e mirë dhe mbështetja ishte maksimale, pasi kishim rezultate të mira deri në këtë ndeshje, por pas humbjes, që u pasua me humbjen me Francën dhe asaj vulosjeje negative me Luksemburgun, ambienti me të drejtë bëhet pesimist. I duket sikur e ardhmja mungon, por futbolli kështu është, një ditë mund të të ngrejë shumë lart, por edhe mund të të ulë shumë poshtë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e sotme, por mbi të gjitha të mendojmë për eliminatoret e ardhshme. Pas një muaji kemi dy miqësore, të cilat duhet ti shërbejnë ekipit për tu konsoliduar për edicionin e ardhshëm. Për arsye objektive të moshës së disa prej futbollistëve të ekipit kombëtar, grupi do të ndryshojë në masën 30-40%, sepse disa nga futbollistët nuk mund të kontribuojnë më për arsye objektive.
A ka federata një projekt se si do të vazhdohet me të rinjtë dhe diçka më konkrete rreth të ardhmes së kësaj përfaqësueseje?
Disa nga futbollistët që kalojnë moshën janë me kualititete. Ata kanë kontribuar shumë në ekipin kombëtar dhe do të na mungojnë, sepse kanë një mënyrë loje tjetër. Mund të përmend Ervin Skela, Altin Lala, Arjan Beqajn. Janë kualitete që nuk mund të jenë në çdo kohë. Tashmë mosha bën të vetën, ata detyrimisht do të largohen dhe do të afrohen të tjerë. Janë disa futbollistë që publiku i ka parë. Kemi disa futbollistë me perspektivë në ekipin Shpresa, që në nëntor do të afrohen në ekipin kombëtar. Duhet të ndërtojmë me këta të rinj ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit 2014. Ajo që duhet është konkurrenca, për të pasur më shumë alternativa, që të përcjellin rezultate.
Besnik Hasi përflitet shumë si një alternativë e mundshme për të drejuar ekipin kombëtar?
Besnik Hasin, ish-kapitenin e kombëtares, unë e respektoj për atë që ka dhënë në futbollin e luajtur. Nuk mund të përjashtohet që ai mund ta drejtojë kombëtaren. Apo edhe ndonjë emër tjetër, si Rudi Vata, Bledar Kola, Foto Strakosha. Të gjithë ata që lënë futbollin do të ulen një ditë në pankina për të drejuar futbollin, pse jo edhe në kombëtare. Mund të jenë alternativa të çastit apo perspektive.
Përsa u përket projekteve, ekipet e moshave po ecin mirë dhe kanë një program të mire. Çmund të thoni më tepër?
Siç e dini, ne kemi bërë organizimn të ri në ekipet kombëtare të moshave, duke filluar që nga mosha 12 vjeç, duke bërë grumbullime javore. Kjo bëhet për të fuqizuar ekipin A. Puna po shkon mirë dhe ka shumë motivim të fëmijve dhe të të rinjve, të cilët një ditë do të jenë në ekipin kombëtar. Ekipi U-19 ka ecur mirë, duke fituar një ndeshje, barazuar në një tjetër dhe humbur me Danimarkën në minutat e fundit. Sa i përket U-17-s, do të ketë një grumbullim në aktivitet europian, që do të nisë më 13 tetor. Ka optimizëm, sepse është një ekip që pretendon për rezultate pozitive. Na krijojnë opitimizmin që ekipi kombëtar do të ketë shumë alternativa në të ardhmen.
A keni besim për ndeshjen e fundit me Rumaninë?
Në të gjitha ediciones, ndeshjet e fundit për kombëtaren kanë qenë problematike. Kemi mbajtur shënime pas atyre që na kanë ndodhur në ndeshjet e fundit. Ndofta është projektuar edicioni me një grup të kufizuar lojtarësh dhe është e pamundur ta mbyllësh me aq pak lojtarë, duke patur parasysh të gjitha ato që ndodhin rrugës, dëmtime, kartonë, dënime. Me futbollistët që kemi do të hedhim në fushë më ta mirët e mundshëm