Lala: Të fitojmë me Rumaninë dhe e mbyll me Azerbajxhanin
Kapiteni Altin Lala qan humbjen me Luksemburgun: Ajo humbje na hoqi mundësinë për të kërkuar vendin e tretë
Erjon Bogdani dhe Altin Lala janë dy veteranët kuqezinj që i rikthehen formacion pas mungesës me Francën. Ata jo vetëm që i japin cilësi skuadrës në fushë, por edhe besimin për të mposhtur një kundërshtar të fortë, siç është Rumania. Kapiteni i kuqezinjve do të luajë ndeshjen e fundit eliminatore me Shqipërinë, ndërsa më 11 nëntor do ti thotë lamtumirë kombëtares në miqësoren me Azerbajxhanin.
Altin, si e mendoni këtë sfidë, teksa vijmë pas katër humbjeve radhazi?
Shpresojmë që të zhvillojmë një ndeshje të mirë, meqë është dhe ndeshja e fundit dhe ku kemi pasur rezultate negative. Shpresojmë ta mbyllim me rezultat pozitiv. Natyrisht që Rumania është ekip i vështirë, ka lojtarë shumë të mirë. Por ne duhet të impenjohemi dhe pavarësisht se ndeshja e fundit nuk e ka motivacionin e duhur, te ne ka angazhim dhe motivacion për të marrë një fitore ndaj Rumanisë. Jemi të gjithë100 për qind të motivuar.
Kuzh ka bërë më shumë gabime në ndeshjet e kaluara, trajneri apo lojtarët?
Ska lidhje kjo. A ka faj trajneri? Futbolli është lojë skuadre dhe në fushë vendosin lojtarët. Unë mund të them se kemi bërë gabime dhe nga gabimet ndëshkohesh gjithmonë. Ska lidhje fare me trajnerin. Lojtarët në fushë duhet të jenë në 100 përqind të tyre.
Pas fitores me Bjellorusinë, lojërat e kombëares nuk kanë qenë të mira…?
Ne zhvilluam një pjesë loje të mirë me Francën. Nuk duhet ti kthehemi ndeshjes me Luksemburgun, pasi është shumë negative. Me kartonë, me rezultat… Ishtë një ndeshje e dobët jona. Po të kishim fituar me Luksemburgun, sot do të luanim për vendin e tretë. Por futbolli kështu e ka. Futbolli e ka dhe këtë tjetrën, që për punë muajsh apo javësh e rregullon pozicionin. Them se një fitore me Rumaninë na rikuperon mjaft.
Po ti kthehemi Francës, çpërshtypje ju ka lënë?
Ndeshjen me Francën e nisëm mirë, por u ndëshkuam nga gabime individuale. Kjo është ajo që shpeshherë na ka ndaluar të marrim rezultate pozitive. Ata gola që pësuam ishin të thjeshtë. Ishte gjynah që pësuam gola aq të lehtë. Nuk duhej dhe nuk duhet të pësojmë gola të tillë.
Pavarësisht rezultatit me Rumaninë, Shqipëria ska më objektiva?
Ne kemi pasur dhe ndonjë kritikë nga media. Të dilnim para Bjellorusisë në klasifikim ishte objektivi ynë. Por Bjellorusia ka individë më të mirë se ne, ndaj gjërat u bënë më të vështira.
Kjo do të jetë ndeshja juaj e fundit si kuqezi?
Është e parafundit, pasi do të luaj edhe në miqësoren me Azerbajxhanin. Kjo do të jetë ndeshja e fundit eliminatore.
A duhet të bazohemi te barazimi 1-1 i ndeshjes së parë për të shpresuar në përballjen e radhës?
Ajo ndeshje ka kaluar. Çdo takim ka historinë e vet e në këtë kuadër unë shpresoj të jemi në gjendje të mirë e ta fitojmë këtë përballje.
Riktheheni ju dhe Bogdani?
Ne kemi vite që luajmë bashkë. Bogdani ka shënuar gola të rëndësishëm në këtë edicion e shpresoj të shënojë sërish.
Cili mund të jetë pasardhësi juaj në kombëtare?
Ne duhet të gjejmë sa më shumë lojtarë. Kombëtarja është e të gjithë shqiptarëve, nuk është prona ime. Shpresoj të dalë një lojtar i mirë. Ka lojtarë cilësorë, por ata duhet të punojnë shumë në klubet e tyre që të jenë të gatshëm me kombëtaren.
Cili është objektivi i Lalës me Hanoverin në Ligën e Europës?
Duhet të kalojmë më parë grupin e më pas të shohim çdo të ndodhë. Pra, të shohim se çna parashikon e ardhmja, cili kundërshtar mund të na bjerë.
